Imam Muhammed bin Abdul-Vehab
Burimi: “Keshfush-Shubuhat” fq. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Nëse dëshiron prova se mushrikët ndaj të cilëve luftoi i dërguari i Allahut ﷺ pranonin Teuhidin Rububijeh, atëherë shih se çfarë ka thënë Allahu (subhanehu ue te ala):
“Thuaj: “Kush ju furnizon me ushqim nga qielli dhe Toka? Kush mundëson të dëgjuarit dhe të parit? Kush mund të nxjerrë të gjallën nga e vdekura dhe të vdekurën nga e gjalla? Kush i rregullon gjërat?” Ata do të thonë “Allahu”. E ti (o Muhammed) thuaj: “Atëherë, përse nuk e keni frikë Atë?!” 10:31
Gjithashtu fjalët e Tij në suren Mu’minun:
“Thuaj: “E kujt është Toka dhe gjithçka që gjendet në të, nëse e dini?” Ata do të thonë: “Të Allahut!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk po ia vini veshin?” Thuaj: “Kush është Zoti i shtatë qiejve dhe Zoti i Fronit Madhështor?” Ata do të thonë: “Allahu!” E ti thuaju: “Vallë, a nuk keni frikë ju?” Thuaj: “Kush është Ai që ka në dorë pushtetin mbi çdo gjë, i Cili mbron, por prej Tij nuk mund të mbrohet askush, nëse e dini?” Ata thonë: “Allahu.” E ti thuaju: “Atëherë, përse magjepseni”?!” 23:84-89
Për këtë gjë dëshmojnë edhe ajete të tjera të shumta.
Pasi që po kuptohet se mushrikët e asaj kohe e pranonin këtë lloj të Teuhidit, gjë e cila nuk mjaftonte që të futeshin brenda Teuhidit në të cilin thirri i dërguari i Allahut ﷺ, atëherë po kuptojmë se Teuhidin që ata e mohuan ishte Teuhidi në Adhurim (Uluhijeh), atë të cilin mushrikët e kohës sonë e quajnë “besim”. Ashtu siç ata adhuronin Allahun (subhanehu ue te ala) natë dhe ditë, pastaj disa prej tyre adhuronin engjëjt për shkak se i konsideronin si krijesa më të mira dhe për shkak se ata janë afër Allahut, në mënyrë që të ndërmjetësojnë tek Allahu, ose i luteshin ndonjë njeriu të mirë si p.sh.: “Latit”, ose një profeti si p.sh.: Isait ﷺ.
Ndërsa dihet se i dërguari i Allahut ﷺ luftoi kundër tyre për shkak të këtij shirku dhe ai i thirri ata, që sinqerisht t’i kushtohet adhurimi vetëm Allahut, mu ashtu siç Allahu (te ala) ka thënë:
“Dhe vërtet që xhamitë janë për Allahun, kështu që mos lutni askë tjetër karshi Allahut!” 72:18
Dhe ashtu siç ka thënë Allahu në ajetin tjetër:
”Lutje e vërtetë është vetëm ajo drejtuar Atij, e ata që u luten të tjerëve pos Tij, ata nuk mund tu përgjigjen atyre.”13:14
Po e sheh qartë se i dërguari i Allahut ﷺ luftoi kundër mushrikëve në mënyrë që lutja të jetë vetëm për Allahun, therja e kurbanit të jetë vetëm për Të, mbrojtja të kërkohet vetëm prej Tij dhe të gjitha llojet e tjera të adhurimeve t’i kushtohen vetëm Atij (subhanehu ue te ala).
Gjithashtu është më se e qartë se, pranimi i tyre vetëm Teuhidin Rububije nuk i futi ata në Islam dhe se qëllimi i tyre me engjëjt, Profetët dhe evliatë ishte se ata donin ndërmjetësimin e tyre dhe afrimin përmes tyte tek Allahu, gjë e cila bëri të lejueshme gjakun dhe pasurinë e tyre.
Prandaj, Teuhidin në të cilin thërrisnin të dërguarit e Allahut ﷺ e të cilin e refuzonin mushrikët ishte Teuhidi në adhurim, kuptimi i të cilës gjendet në fjalën “La ilahe ila Allah”. Sepse, mushrikët e konsideronin Zot, atë të cilin i drejtoheshin, pa e marr parasysh se a është ai melaike, Profet, evlija, xhin, ndonjë varr, pemë etj. (v.p.: prandaj, dallueshmëria ndërmjet besimtarëve dhe të tjerëve qëndron në kuptimin e dëshmisë, i cili është: “askush nuk adhurohet me të drejtë përveç Allahut”.