Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk ka agjëruar tërë Ramazanin dhe dëshiron të agjërojë ditën e Ashures

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (33)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua ka ditë të mbetura nga Ramazani të cilat ajo synon t’i kompensojë ato gjatë dimrit. Megjithatë, ajo dëshiron të agjërojë edhe agjërim vullnetar. A i lejohet të agjërojë ditën e 9 dhe të 10 të muajit Muharrem para se të kompensojë ditët e humbura të Ramazanit?

Përgjigje: Koha për kompensim e tyre është e gjatë. Pra lejohet agjërimi në mes kësaj kohe. Megjithatë, është më mirë që ditët që nuk i ka agjëruar të kompensohen menjëherë për të pastruar ndërgjegjen. Megjithatë, nuk mund të them se kjo është e ndaluar duke pasur parasysh se koha për kompensim është e gjatë.

Shpërndaje: