Imam Muhamed bin Ali esh-Sheukani (v. 1250)
Fet’h-ul-Kadir (1/710)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Në parim, nuk ka asnjë gjykim për këtë çështje. Një gjykim i tillë mund të vërtetohet vetëm me prova specifike që janë të zbrazëta nga faktorët që e zhvlerësojnë obligueshmërinë. Përveç kësaj, është vërtetuar në disa transmetime të ndryshme se Aishah ka thënë:
“Profeti morri abdes, pastaj e puthi atë dhe pastaj u fal pa marrë abdes.”
Ky hadith transmetohet me disa formulime. Transmetohet nga Ahmedi, Ibn Ebi Shejbeh, Ebu Daudi, Nesai dhe Ibn Maxheh…
Gjithashtu Ummu Selemeh ka thënë:
“I dërguari i Allahut e puthi atë ndërsa ai ishte duke agjëruar – ai as nuk e prishi agjërimin, e as nuk morri abdes.”
Zejneb es-Sehmijjeh transmeton se Aishah ka thënë:
“Profeti e kishte zakon të puthte (ndonjë nga gratë e tij) dhe pastaj falej pa marrë abdes.”
Transmetuar nga Ahmedi.