Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Tenbijhatun ala Ehkami Tekhtas-su bil Mu’minati, faqe. 7
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Nuk ka problem që gruaja të punojë jashtë shtëpisë së saj nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
1 – Që ajo të ketë nevojë për atë punë apo shoqëria (islame) ka nevojë për të, për shkak se nuk gjendet asnjë burrë që e kryen atë punë.
2 – Ta kryej atë punë pasi që i ka kryer punët e shtëpisë, të cilat janë punët e saj parësore.
3 – Që të jetë kjo punë në një vend ku ka vetëm femra, p.sh; Mësuese për gratë, mjeke apo infermiere për gratë, duke qenë larg (mos të ketë fare) burrave.
4 – Gjithashtu është e obligueshme për gruan që të mësoi çështjet e fesë së saj, nuk ka problem që ajo të mësoi nga çështjet fetare ato gjëra që i nevojiten, mësimi duhet të bëhet në një vend për gratë. Gjithashtu nuk ka problem që ajo të prezantojë në mësimet që mbahen në xhami etj, duhet të jetë e mbuluar dhe larg burrave, njëjtë sikurse ishin edhe gratë në fillim të islamit, të cilat punonin, mësonin dhe prezantonin në xhamia.