Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilah el-Ahadith es-Sahihah (6/1/205-206)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ibn Ebi Shejbeh ka thënë: Khalid Bin Makhlad na informoi: Sulejman bin Bilal më tregoi: Jahja bin Se’id më tregoi: Muhammed bin Ibrahim bin el-Harith më informoi, nga Nu’ejm en-Nahham i cili ka thënë:
“Një mëngjes të ftohtë u thirr ezani, ndërsa unë isha i mbështjellë me mbulesën e gruas sime. Unë thashë: “Sikurse muezini të thoshte:
و من قعد فلا حرج
“Nuk ka të keqe për atë që rri në shtëpi.”
Atëherë muezini i profetit (salAllahu alejhi ue selem) thirri:
و من قعد فلا حرج
“Nuk ka të keqe për atë që rri në shtëpi.”1
Zinxhiri i transmetimit është autentik.
Ky hadith ka një sunnet i cili është braktisur nga të gjithë muezinët. Ky hadith është shembull me të cilin sqarohen fjalët e Allahut (tabarak ue te ala):
وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ
“Ai nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi.”2
Ka të bëjë me thënien pas ezanit:
و من قعد فلا حرج
“Nuk ka të keqe për atë që rri në shtëpi.”
Kjo shprehje specifikon shprehjen e ezanit:
حَيَّ عَلى الصلاةِ
“Ejani në namaz.”
që nënkupton se është e detyrueshme për të shkuar në xhami dhe për t’u falur me xhemat. Përjashtimi i vetëm është të ftohtit dhe të ngjashme. Ka disa hadithe të ngjashme rreth kësaj. Ndër të tjera, Ibn Umeri ka thënë:
“Në netët e ftohta ose netët me shi të udhëtimit, i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) urdhëron muezinin që të thërret ezanin për namaz dhe pastaj të thotë:
ألا صلوا في الرحال
“Faluni në tenda!”3
Disa prej tyre transmetuan hadithin pa “udhëtime nate”. Njëri prej tyre është Shafeiu, i cili ka thënë:
“Më pëlqen që imami të urdhëroj muezinin që të thotë këtë pas ezanit. Është gjithashtu e padëmshme të thuhet gjatë vetë ezanit.”4
Neveviu e citoi këtë nga esh-Shafei dhe Shafeitë e tjerë. Ai e citoi gjithashtu mendimin e Imam-ul-Haramejn se përjashtohet që kjo shprehje duhet të thuhet gjatë ezanit dhe e refuzoi atë duke thënë:
“Nuk është fare e pamundur. Kjo është sunnet. Është konfirmuar se Ibn Abbasi i tha muezinit në një ditë të premte me shi:
“Kur të ke thënë:
أَشْهَدُ أَنَّ مُحَمَّداً رَسُولُ
“Dëshmoj se Muhammedi është i dërguari i Allahut.”
nuk duhet të thuash:
حَيَّ عَلى الصلاةِ
”Ejani në namaz.”
Në vend të kësaj thuaj:
صلوا في بيوتكم
”Falnu në shtëpitë tuaja.”
Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.”5
1 Ibn Ebi Shejbeh (2/5/2).
2 22:78
3 Bukhari (666) dhe Muslimi (697).
4 el-Umm (1/76).
5 el-Mexhmu (3/129-131).