Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Bidatet ndryshojnë, mirëpo që të gjitha janë të këqija. Prandaj, nuk duhet të jemi të butë/shkujdesur ndaj tyre, duke thënë: “Ky është bidat i lehtë”. Nuk duhet bërë asnjë tolerancë në çështje të bidatit, sepse bidati është sikurse një gacë nga zjarri. Nëse lihet aty ku bie, do ia vejë flakën gjërave që janë përreth saj e nëse shpejtohet në fikjen e gacës, njerëzit do të shpëtojnë nga e keqja e saj.
Kështu është bidati. Prandaj, është obligim i myslimanëve që të largohen nga bidatçitë. Dhe po ashtu, të mos kenë mendim të mirë për ta. Mos u mashtroni nga ajo të cilën e shfaqin. Disa njerëz thonë: “Këta janë njerëz të adhurimit, këta janë njerëz të pendimit, këta njerëz i zbusin zemrat, këta janë njerëz që e përmendin Allahun.”
Mirëpo, përderisa ata janë bidatçi, atëherë mos u mashtro nga ta. Ulja jote me mëkatarët, siç do të përmendet tani nga thënia e shejkhut (ngase shejkhu është duke komentuar një libër), pavarësisht gabimeve që ata i kanë, është një gjë më pak e dëmshme sesa të ulurit me bidatçiun. Prandaj, mos u ul me bidatçiun e as mos u bë i butë në këtë çështje!