Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: Fetaua Ramadan 2/134
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Kam filluar agjërimin e 6 ditëve të Sheualit, por unë nuk munda t’i përfundojë ato për shkak të rrethanave lehtësuese të sheriatit (siç është udhëtimi etj. (v.p.)) dhe për shkak të punës. Tani më kanë mbetur dy ditë, kështu që çka të bëj, a t’i kompensojë këto ditë, ose a ka ndonjë mëkat për mua?
Përgjigje: Agjërimi i 6 ditëve të Sheualit është një adhurim vullnetar e jo detyrim. Pra, ti do të kesh shpërblim nëse do Allahu për atë që ke agjëruar.
Gjithashtu, me shpresë që të marrësh tërë shpërblimin nëse ajo që të ndaloi nga agjërimi ka qenë arsye e pranueshme sipas sheriatit Islam.
Profeti ﷺ ka thënë:
“Kur të sëmuret robi apo udhëton, i shkruhen veprat ashtu siç i ka vepruar kur ka qenë i shëndoshë në vendin e tij.” Bukhari.
Dhe nuk duhet të kompensosh asgjë për atë që ke braktisur.