Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_6303.shtml
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Është konfirmuar se profeti ﷺ ka thënë:
“Në qoftë se dhjetë ditët e para të Dhul-Hixhes kanë hyrë dhe ndonjëri prej jush dëshiron të therë kurban, atëherë le të mos i presë as flokët dhe as thonjtë.”
Në një transmetim tjetër të këtij hadithi thuhet:
“… dhe asnjë pjesë të lëkurës së vet.”’
Nga ky hadith nënkuptojmë se gjërat e përmendura në të janë të ndaluara. Vendimi mbetet i ndaluar përderisa nuk kemi ndonjë argument kundër kësaj. Andaj, personi i cili ka për qëllim të therë kurban (po ashtu edhe ai që autorizon dikë që të ther për të) e ka të ndaluar të marrë nga lëkura e tij, flokët dhe thonjtë e tij. Kjo vlen që nga hyrja e muajit Dhul-Hixheh. Ky ndalim zgjat deri sa ai të ketë prerë kurbanin. Ndalesa vlen për atë që therë e jo për ata të cilët theret (familja e tij). Kështu pra, ndalesa nuk vlen për pjesën tjetër të familjes, sepse ata nuk po therin, por therja bëhet për ta.”