Shejkh Abdul-Kerim bin Abdullah el-Khudejr
Burimi: http://www.khudheir.com/text/4958
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Është një grua që jeton në një prej shteteve të Evropës dhe e cila agjëron Ramazanin por vetëm kur i bie gjatë dimrit për shkak të ditëve të shkurtra. Por kur ditët zgjaten, ajo nuk mund të agjërojë. Çka duhet të bëjë ajo?
Përgjigje: Nëse ajo vërtetë nuk mund të agjërojë Ramazanin kur ai bie në verë, ajo nuk duhet të agjërojë. Në këtë rast ajo ka të njëjtin gjykim si personi i sëmurë i cili nuk është në gjendje të agjërojë. Në vend të kësaj ajo kompenson ditët e humbura gjatë dimrit.