Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nuk mund të të bëhet motër veçse e shpëton atë nga ndonjë rrezik

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/15008

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Kemi dëgjuar se ai që e shpëton një grua nga një vdekje pothuajse e sigurt, siç është mbytja në një pishinë ose në ndonjë ujë tjetër, shpëtimi i saj gjatë një aksidenti në trafik etj., ajo bëhet sikurse motër e tij dhe mund t’i flas pa të keq. A ka kjo ndonjë bazë?”

Përgjigje: “Së pari dhe më kryesorja është se, vdekja e sigurt është e pashmangshme dhe asaj nuk mund t’i shpëtohet në asnjë mënyrë. Në vend të kësaj duhet të thuhet se “e ka shpëtuar nga rreziku i vdekjes”. Një veprim i tillë sjell shpërblim të madh dhe kjo tregon virtytin e lartë të një personi. Është i detyrueshëm shpëtimi i muslimanit nga rreziku. Dhe, ai që mundet ta bëjë këtë është i detyruar me një veprim të tillë.

Lidhur me thënien e pyetësit: “ai i cili e shpëton një grua nga rreziku i vdekjes, ai bëhet mahrem i saj”, kjo është një mit që njihet në mesin e njerëzve injorantë.

Mashkulli bëhet mahrem i një gruaje, vetëm nëpërmjet afërsisë së gjakut dhe nëpërmjet martesës. Por, vetëm për shkak se ai e shpëton atë nga rreziku i tillë, nuk e bën atë mahrem të saj. Megjithatë, ai ka bërë një vepër të mirë dhe ai shpërblehet për të. Ajo mbetet e huaj për të dhe duhet të mbulohet në praninë e tij.”

Shpërndaje: