Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)
Sijar A’lam-in-Nubala (4/214)
Përktheu: Valdet Gashi
Imran Bin Hittan bin Dhebjan es-Sadusi el-Basri. Ai ishte një nga dijetarët e mëdhenj, por edhe një nga Khauarixhët më të mëdhenj.
Ai transmetonte hadithe nga Aishah, Ebu Musa el-Esh’ariu dhe Ibn Abbasi.
Prej tij transmetuan Ibn Sirin, Katadeh dhe Jahja Ebi Kethir.
Ebu Daudi ka thënë: “Askush nga pasuesit e bidateve nuk transmetoi hadithe aq autentike sikurse Khauarixhët.”
Pastaj ai përmendi Imran bin Hittanin dhe Ebu Hasan el-A’raxhin.
El-Farezdak ka thënë: “Imran Bin Hittani ishte një nga poetët më të shkathët. Nëse ai donte të thoshte atë që ne e thoshim, ai e bënte këtë, por ne nuk arrinim të thoshim atë që thoshte ai.”
Selemeh bin Alkameh tregoi se Ibn Sirin ka thënë: “Imran u martua me një Kharixhijjeh dhe tha: “Unë do ta bëjë atë që ta braktis akiden (besimin) e saj.” Megjithatë, ajo ishte ajo që e bëri atë që ta pranojë doktrinën e saj.”
El-Mada’ini tregoi asaj se ajo ishte e bukur, ndërsa ai ishte i shëmtuar. Një ditë ai u dashurua në të dhe i tha:
“Unë dhe ti jemi në xhenet sepse ty tu dha begatia dhe ishe mirënjohëse dhe unë u sprovova dhe bëra durim.”