“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nxënëset ngrihen në këmbë për mësuesen

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Mexhmu’ Fetaua ue Mekalat Muteneuui’ah (5/349)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Çfarë është gjykimi që studentet femra të ngrihen për mësuesen e tyre në shenjë respekti ndaj saj?”

Përgjigje: “Që studentet femra të ngriten në këmbë për mësuesen dhe studentët meshkuj të ngriten në këmbë për mësuesin është diçka që nuk duhet të bëhet. Më së paku mund të themi është se ky është veprim tepër i urryer. Enesi radijAllahu anhu ka thënë:

لم يكن أحد أحب إليهم من رسول الله صلى الله عليه وسلم، ولم يكونوا يقومون له إذا دخل عليهم؛ لما يعلمون من كراهته لذلك

“Ata (sahabët) nuk e donin askënd më shumë sesa të Dërguarin e Allahut salallahu alejhi ue selem. Megjithatë, ata nuk ngriteshin në këmbë kur ai hynte, pasi që ata e dinin se ai e urrente këtë gjë.”

Pos kësaj profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

من أحب أن يتمثل له الرجال قياما فليتبوأ مقعده من النار

“Ai që pëlqen që njerëzit të ngrihen në këmbë për të, le të përgatis ulësen e tij prej zjarrit.”

Gjykimi për gratë është i njëjtë si për burrat në këtë çështje.”

Shpërndaje: