Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Nxënësi i Ibn Abasit dhe i Umerit, themelues i sektit Kaderi

Imam Shems-ud-Din Muhammed bin Ahmed edh-Dhehebi (v. 748)

Burimi: Sijar A’lam-in-Nubala (4/185-187)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ma’bad bin Abdil-lah bin Uuejmir bin Ukejm el-Xhuheni. Ai jetoi në Basra. Ai ishte i pari i cili ka mohuar kaderin në kohën e sahabëve.

Ai transmetoi nga Imran bin Husejn, Muavije, Ibn Abasi, Ibn Umeri, Humran bin Aban dhe të tjerët.

Pavarësisht bidatit të tij, ai ishte një nga dijetarët e epokës së tij.

Prej tij, transmetoi Muavije bin Kurrah, Zejd bin Rufej, Katade, Malik bin Dinar, “Auf el-A’rabi, Sad bin Ibrahim dhe të tjerët.

El-Euzai ka thënë:

“I pari i cili e mohoi kaderin ishte Seusen në Irak. Ai ishte një nasrani (i krishterë) i cili u konvertua në Islam dhe pastaj u bë i krishter përsëri. Ma’bad mësoi prej tij dhe Ghajlan el-Kaderi mësoi nga Ma’bad.”

Muhammed bin Zijad el-Elhanij ka thënë:

“Ishim në xhami, kur pamë se si Ma’bad el-Xhuheni u dërgua tek Abdul-Malik el-Meruani (khalifja i muslimanëve). Njerëzit thanë: “Kjo është një bela.” Khalid Bin Ma’dan tha: “Një bela e vërtetë do të kishte qenë nëse imamët kishin qenë prej tyre.”

Hasan el-Basri ka thënë:

“Unë ua tërheq vërejtjen kundër Ma’bad el-Xhuhanit. Ai është i devijuar dhe devijues.”

Junus ka thënë:

“Unë kam qenë i pranishëm kur Hasan el-Basri e kritikonte mendimin e Ma’badit. Por Ma’bad ishte i butë në sjellje me të dhe ndikoi në të.”

Tavusi ka thënë:

“Ruajuni ga mendimi i Ma’badit. Ai ishte Kaderi!”

Malik bin Dinar ka thënë:

“E takova Ma’badin në Meke pas sprovës së Ibn-ul-Esh’athit. Ai ishte i plagosur. Ai kishte marrë pjesë në të gjitha betejat kundër Haxhaxhit.”

Sadakah bin Jezid ka thënë:

“Haxhaxhi e torturonte Ma’bedin në mënyra të ndryshme, por ai nuk vajtoi. Pastaj Haxhaxhi e ai vrau atë.”

Khalifah ka thënë:

“Ai vdiq para vitit 90.”

Seid bin Ufejr ka thënë:

“Në vitin 80 Abdul-Malik el-Meruani el-Xhuheni e kryqëzoi Ma’badin në Damask.”

Ai e kryqëzoi atë dhe pastaj e liroi atë.

Shpërndaje: