“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Nxiti njerëzit në namaz nate!

Imam Jahja bin Sharaf en-Neueui (v. 677)
Sherh Sahih Muslim (6/56)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Imam Muslimi ka thënë:

775 – Kutejbeh bin Sa’id na transmetoi nga Lejthi, nga ’Akili, nga Ez-Zuhri, nga Ali bin Husejn, i cili ka transmetuar se el-Husejn bin Ali i ka transmetuar atij nga Ali bin Ebi Talib, i cili ka thënë:

Se i dërguari ﷺ trokiti në derën e tij dhe i tha atij dhe Fatimës: “A nuk po faleni?”

Aliu iu përgjigj: “O i dërguari i Allahut, shpirtrat tanë janë në duart e Allahut. Po do të kishte dashur të na zgjonte, do të na zgjonte.”

Pasi që ia thashë këtë, i dërguari ﷺ u largua. Me shpinë të kthyer e dëgjova duke goditur kofshën e tij dhe lexoi:

”Por njeriu kundërshton më tepër se çdo krijesë tjetër.” El-Kehf, 18:54

Hadithin e transmeton Bukhari (127) dhe Muslimi (775).

Shpjegimi i saktë është se ai u befasua nga përgjigja e tij e shpejtë dhe se ai nuk e pranoi faljen e tij. Prandaj goditi kofshën e tij . Një teori tjetër është se goditi kofshën e tij për të treguar se ai pranoi faljen e tyre dhe se ata ishin të pafajshëm.

Hadithi nxit në namaz nate dhe që të urdhërosh shokun që ta falë atë. Hadithi gjithashtu tregon se udhëheqësit dhe shtetarët duhet të kujdesen për mirëqenien fetare dhe tokësore të qytetarëve të tyre.

Shpërndaje: