Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

O kërkues i së mirës shpejto! O kërkues i së keqes, ndalohu!

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad el-Bedr

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Çfarë thotë Engjëlli çdo natë?

“O kërkues i së mirës shpejto!”

“O kërkues i së keqes, ndalohu!”

Kur mendoni mbi këto dy fjalë, marrim mësim të dobishëm se shpirtrat janë dy lloje.

Shpirtrat që dëshirojnë të mirën, e mira që është në të është e ngazëllyer dhe e përkushtuar për të bërë mirë.

Nga brenda, shpirti i tij i flet atij për të bërë mirë. Shpirti i tij është i qetë dhe dëshiron të mirën.

Madje disa njerëz nga të gjitha të mirat që ata duan të bëjnë, që me ta janë në zemrat e tyre, ata e shohin se nuk ka kohë të mjaftueshme për të bërë gjitha të mirat që duan të bëjnë nga recitimi i Kuranit, kujtimi i Allahut, bamirësia, bërja mirë të tjerëve, mbajtja e lidhjeve e farefisnore dhe tjera pos tyre nga veprat e shumta të mira.

Pra kjo thirrje nxit njeriun e këtyre shpirtrave fisnikë që dëshirojnë të mirën. “Shpejto!” Afrohu! Lëviz! Shfrytëzoje rastin! Ti je në sezonin e mirësive dhe fitimit të jashtëzakonshëm dhe fitimprurës!

Fitimi në këtë sezon shumëfishohet dhe shpërblimi në të është i jashtëzakonshëm.

Pra, eja! Mos hezito! Mos u ndal! Mos ji dembel! Nuk ka vend për asnjë nga këto. Eja përpara!

Ji i motivuar dhe i përkushtuar ndaj së mirës me ambicie dhe vendosmëri dhe mos lejo që asgjë të shmangë dhe të mashtrojë, duke kërkuar ndihmë nga Allahu (tabarak ue te ala), duke i kërkuar Atij (xhela ue ala) ndihmë dhe sukses!

Lloji tjetër i shpirtrave, Allahu na ruajt, janë shpirtrat që dëshirojnë të keqen. Nga brenda, e keqja lëvizë. Shpirti i tij dëshiron të keqen.

Shpirti i tij e urdhëron atë me të keqen edhe në sezonin e së mirës, ​​në netët e mirësisë dhe të vlefshme, shpirti i tij e urdhëron dhe e fton në të keqën!

Pra ky thirrës vjen: “O kërkues i së keqes, ndalohu!” Parandaloje veten! Frenoje! Largoje nga e keqja! Ti je në sezonin e një të mirësie të jashtëzakonshme!

Nëse nuk e parandalon veten nga e keqja gjatë këtyre netëve fisnike, atëherë kur do të je në gjendje të parandalosh veten?!

Nëse nuk lëvizë për të kërkuar atë mirësi dhe për ta dëshiruar atë në këtë sezon fisnik, atëherë kur do të lëvizësh?!

Nëse nuk pendohesh tani, atëherë kur do të pendohesh?! Nëse nuk kërkon faljen e Allahut, atëherë kur do të kërkosh faljen e Tij?! Nëse nuk kthehesh tek Allahu gjatë kësaj kohe fisnike, atëherë kur do ta bësh këtë?!

Për këtë arsye profeti ynë ka thënë:

“I privuar është ai që e arrin Ramazanin, kalon Ramazani dhe nuk i falen mëkatet.”

Kjo është një fatkeqësi! Ai hyn në këtë sezon të jashtëzakonshëm me të gjitha të mirat dhe bekimet e tij dhe atë që përmban nga vlerat e jashtëzakonshme, ndërkohë që ai mbetet në devijimin e tij, në mendjelehtësi dhe gjëra të ulëta derisa të përfundojë muaji!

Ai sheh njerëzit rreth teje duke lëvizur dhe të devotshëm ndaj së mirës, ​​ndërsa ai është i vazhdueshëm në të keqen në të cilën ai është deri në përfundimin e muajit të Ramazanit! Kjo është një fatkeqësi e madhe!

“I privuar është ai që e arrin Ramazanin, kalon Ramazani dhe nuk i falen mëkatet.”

Kjo përmendet në një hadith tjetër, profeti u ngjit në minber. Kur ai u ngjit në shkallën e parë, ai tha:

“Amin.” Kur ai u ngjit në shkallën e dytë, ai tha: “Amin.” Kur ai u ngjit në shkallën e tretë, ai tha: “Amin.”

Sahabët u çuditën. Çdo hap që ai morri ai tha Amin. Çka e shtyu të thotë këtë? Prandaj ata e pyetën për arsyen.

Ai tha: “Xhibrili erdhi tek unë dhe më tha: “Ai që e arrin Ramazanin dhe nuk i falen mëkatet, Allahu e shkatërroftë.” Thuaj Amin! Unë thashë: Amin.”

Xhibrili po bën lutje, ndërsa Muhammedi thotë Amin kundër atij që hyn në Ramazan dhe del prej tij pa iu falur mëkatet.

Pse nuk iu falen mëkatet? Sepse që nga fillimi ai nuk hyri në rrugën e faljes. Ai nuk ishte i interesuar që t’i faleshin mëkatet. Ai nuk donte që t’i faleshin mëkatet. Ai nuk e inkurajoi veten për të kërkuar faljen e Allahut (subhanehu ue te ala).

Thirrësi therret çdo natë: “O kërkues i së keqes, ndalohu!”

Ndërsa ai vazhdon, e mundin e keqja dhe mëkatet. Pastaj ai del nga Ramazani në gjendjen e tij ashtu siç ishte, nuk lëviz.

Gjendja e tij nuk ndryshoi pavarësisht se ishte në një sezon të jashtëzakonshëm.

Shpërndaje: