Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Autori (Muhammed Surur) i librit “Manhaxh-ul-Enbija fid-Dauah ila Allah” ka thënë:
“Unë kam lexuar libra e besimit dhe e kam kuptuar se ato të gjithë janë të neveritshme. Sepse ato përbëhet vetëm prej haditheve, teksteve dhe gjykimeve.”
Çfarë thoni për këtë?
Përgjigje: Ky është një gabim shumë i madhë. Të gjitha janë të neveritshme? E lus Allahun për mbrojtje. Librat e besimit të cilat janë korrekte nuk janë aspak të neveritshme. Aty citohet Allahu dhe i dërguari i Tij. Nëse ai beson se Kurani dhe Sunneti janë të neveritshme kështu që deklarata e tij është dalje prej fesë. Është e neveritshme që ti´a kthesh fesë së Allahut shpinën. Kjo është e neveritshme. Është e neveritshme që ti´a kthesh fesë së Allahut shpinën dhe të mos praktikosh Librin e Allahut. Nga ana tjetër është ekstremizëm të kalosh kufijtë. Kjo nuk është e neveritshëm është ai që ia kthenë shpinën Allahut dhe fesë së Tij e jo ai i cili shkruan për besimin, i thërret njerëzit në besimin e vërtetë dhe në metodologjinë Selefite.
Nuk është e neveritshme. Kjo është feja e profetëve. Kjo metodologjia e profetëve në thirrjen për në fenë e Allahut; Besimi i vërtetë duhet të sqarohet dhe nuk duhet refuzuar atë që e kundërshton atë. Kjo është një deklaratë e sëmurë.
Pyetje: Cili është gjykimi për të shitur këtë libër?
Përgjigje: Nëse kjo deklaratë gjendet në të nuk është e lejuar për ta shitur atë. Është e detyrueshme që të griset ky libër nëse kjo deklaratë gjendet në të.