Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Obligimi i të qenurit i kujdesshëm në lidhje me tekfirin

Alameh Sulejman bin Sahman en-Nexhdi (v. 1349)

Burimi: Minhaxh Ahl-il-Hak uel-Ittiba fi Mukhalafati Ehl-il-Xhehl uel-Ibtida, fq. 88-89

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Shejkh Abdullah bin Abdirr-Rrahman Aba Butejn (rahimahullah) ka thënë, pas trajtimit të mendimeve të dijetarëve në lidhje me tekfirin:

“Në përgjithësi, është e detyrueshme për personin që ia dëshiron vetës të mirën, që mos të flas për këtë temë pa dije dhe argumente nga Allahu. Ai duhet të ruhet që të mos përjashtojë një person nga feja përgjatë pëlqimit dhe të kuptuarit e tij. Për të përjashtuar dikë nga Islami, ose për ta futur atë në Islam, i përket çështjeve më të mëdha të fesë. Ashtu sikurse të gjitha çështjet e tjera gjithashtu edhe kjo çështje është sqaruar mirë. Ky në përgjithësi është një nga vendimet më të rëndësishme në fe. Përgjigjja jonë është që të pasojmë (Sunnetin) e të mos shpikim (bidate). Ibn Mesudi (radijAllahu anhu) ka thënë:

“Pasoni (Sunnetin) dhe mos shpikni (bidate). Ajo që keni është e mjaftueshme.”1

Nëse dijetarët kanë mospajtime rreth një gjëje se, a është kufër, atëherë është më e sigurte fetarisht për të mos marrë vendim derisa të vijë argumenti i vërtetë dhe i qartë nga i pagabueshmi (në fe) (salAllahu alejhi ue selem).

Shejtani i ka bërë shumicën e njerëzve të devijojnë në këtë çështje. Disa njerëz bien në mangësim, duke gjykuar se personi mbi të cilin Kurani, Sunneti dhe konsensusi bëjnë tekfir, është musliman. Të tjerë bëjnë tekfir mbi personin i cili është musliman sipas Kuranit, Sunnetit dhe konsensusit.

Gjëja e çuditshme është se në qoftë se ndonjë nga këta njerëz pyeten në lidhje me diçka që ka të bëjë me abdesin, tregtinë ose të ngjashme, nuk guxojnë të përgjigjen sipas pëlqimit dhe të kuptuarit të tyre. Në vend të kësaj, ata kërkojnë fjalët e dijetarëve dhe  përgjigjen sipas tyre. Atëherë si është e mundur të shkosh pas kuptimit dhe pëlqimit tënd kur bëhet fjalë për një nga çështjet më të mëdha dhe më të rrezikshme fesë? Çfarë fatkeqësie e ka goditur Islamin për shkak të këtyre dy grupeve! Çfarë sprove ekziston për shkak të dy fatkeqësive!”


1 es-Sunneh (28) nga Ibn Nasr dhe es-Sunnen (1/80) nga ed-Darimi.

Shpërndaje: