Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Operacionet për të larguar deformimet në fytyrë

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/8870

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Jam një tetëmbëdhjetë vjeçar dhe pres të martohem. Kam disa shenja në fytyrë që më bëjnë të ndjehem i keq dhe i turpëruar në prani të njerëzve. A më lejohet të bëj operacion që të mënjanoj atë shëmtim që e kam në fytyrë?

Përgjigje: Nëse në fytyrë ka shenja të lisë (‘lija e qenit’ siç njihet tek ne), apo shenja të ndonjë sëmundjeje tjetër që shkakton shëmtime në fytyrë, nuk ka asgjë të keqe nëse mjekët kanë mundësi që të mënjanojnë atë shenjë dhe të largojnë atë deformim a shëmtim në fytyrë.

Kur disa prej myslimanëve u ishin prerë hundët e tyre gjatë luftës, profeti i kishte këshilluar ata që t’i vënë hunda të ndrequra nga argjendi. E kur kjo nuk pati sukses për shkak se krijohej erë e keqe, atëherë i urdhëroi që t’i rregullojnë ato nga ari. Dhe kështu pra, kjo gjë është e lejuar në raste të tilla.

Ngase fytyra e njeriut pa hundë është e shëmtuar. Dhe prej mëshirës së Allahut, është që e lejoi këtë gjë përmes profetit .

Pra, nëse në fytyrë ke shenja të mëdha nga lija, ose nga ndonjë gjë tjetër dhe gjendet kurë tek mjekët që mund ta largojnë këtë shëmtim, –apo nëse në fytyrë ke ndonjë pikë të zezë apo diçka tjetër që e deformon fytyrën, dhe gjendet ndonjë ilaç që e heqë këtë gjë që ta shëmton fytyrën – nuk ka asgjë të keqe që ta largosh atë.

Shpërndaje: