Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (51 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Babai im kishte një operacion. Edhe pse ai kishte mundësi të shkonte deri tek uji, por ai merrte tejemum dhe bashkoi namazet për tre ditë. Çfarë është ai i detyruar, duke qenë se ai është injorant lidhur me këtë punë dhe ka mendu se kjo është e lejuar?”
Përgjigje: ”Unë mendojë se ai është i detyruar që ti përsëris namazet. Për derisa ai është i shtrirë në një spital, kjo ndodhë në një qytet ku ata kanë dijeni mbi të vërtetën dhe kanë qasje në studentët dhe telefon. Ai ka qenë në gjendje që ka pas nevojë të pyetë. Ai ishte i detyruar të pyes se si të mirrte abdes, si të falej dhe të qendrojë drejt Kibles dhe se a duhet të falej në këmbë apo ulur dhe të ngjajshme. Ai ka qenë i pakujdesshëm dhe duhet ti përsëris namazet të cilat i ka falur. Nëse namazi i parë ishte i vlefshëm, namazi i dytë është i rekomanduar. Dhe në qoftë se namazi i parë ishte i pavlefshëm, namazi i dytë është i detyrueshëm dhe namazi i parë i rekomanduar. Allahu Azze ue Xhel do ta shpërblejë atë për veprimin e tij, edhe pse ai veproi gabim.”