Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pagimi i zekatul-fitrit para bajramit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (18/267)

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të paguhet zekatul-fitri para bajramit?
 
Përgjigje: Lejohet që zekatul-fitri të paguhet një apo dy ditë para bajramit. Gjëja më e mirë është që të paguhet para namazit të bajramit. Nuk lejohet që të paguhet pas namazit të bajramit. Ibn Umeri (radijAllahu anhu) ka thënë:

”I dërguari i Allahut ﷺ urdhëroi që zekatul-fitri të paguhet para se njerëzit të dalin për namaz.” Bukhari (1509).

Profeti ka thënë:
 
”Ai që e jep atë para namazit (të bajramit) ka dhënë zekat të pranuar dhe ai që e jep atë pas namazit (të bajramit) ka dhënë vetëm një lëmoshë prej lëmoshave të zakonshme.” Muslimi (986).

Shpërndaje: