Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: el-Lika esh-Shehri (73 B)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Kohët e fundit është përhapur fenomeni i veshjes së nikabit, Abajes (mantelit) franceze dhe pantallonat, këto janë bërë tronditëse dhe janë përhapur në mesin e grave. Madje edhe kujdestarët e tyre i mbështesin ato në këtë dhe në veçanti kujdestarët që duken fetar. Unë shpresoj që ti këshilloshë ata.”
Përgjigje: ”Nikabi përdorej në kohën e Profetit salAllahu alejhi ue selem. Prova e kësaj është se Profeti salAllahu alejhi ue selem ndaloi gruan në ihram të bartë nikabin. Por çdo gjë është e lejuar që të shpie në ndalesa është më mirë që të parandalohet. Sepse çdo gjë e ndaluar që shpie në ndalesa është e ndaluar ose të paktën ajo duhet të parandalohet. Nëse ne i lejojmë gratë të veprojnë me nikab sot, atëherë ato do të zgjerohet me kalimin e kohës. Për një javë apo një muaj do të vazhdojë nikabi i sunetit, e më pas do ndryshojë dhe do të duket siç që është sot. Nikabi i sotëm në fakt mbulon vetëm gojën. Prandaj, unë them se kjo nuk është e lejuar edhe pse në parim është i lejuar.
Lidhur me pantollonat e grave, ato i përkasin inspirimeve të shejtanit. Të gjithë dijetarët e mëdhenj në këtë vend thonë se ato janë të ndaluara. Unë them se ato janë të ndaluara. Shejkh Abdul-Aziz bin Baz rahimahullah thotë se ato janë të ndaluara. Komisioni i Fetvave kanë dhënë fetva se ato janë të ndaluara. Shejkh Abdullah bin Xhibrin thotë se ato janë të ndaluara. Këta janë dijetarët më të mëdhenj të vendit. Kujt duhet njerëzit e thjeshtë ti referohen nëse jo këtyre dijetarëve? Prandaj, unë theksoj se gruaja nuk duhet të vesh pantallona edhe pse ajo vetëm i vesh ato me burrin e saj. Burrit nuk i duhen pantallonat e saj; atij nuk i duhet rrobat e saj fare. Ata mund të qëndrojnë pranë njëra-tjetrën krejtësisht të zhveshur. Çfarë ju vyen pantallonat atyre? Është vetëm shejtani ai që ia zbukuron të keqën njerëzve. A nuk ekspozojnë pantollonat format e këmbëve? Ato madje mund të zbulojnë edhe gjokset. Ndoshta do të vijë një ditë kur ato veshin geta në vendin tonë në mënyrë që gruaja duket si e zhveshur. Kjo nuk është aspak e pamundur.
Lidhur me aba´an (mantelin) franceze, unë nuk mund ta përceptojë atë. Ndoshta ajo ka formën që qëndron mbi supe dhe ka mëngë. Është sikurse gruaja të veshur një copë leckë dhe jo aba´ah. Unë nuk dua që dera e kësaj të hapet në mënyrë që e gjitha të eskalojë edhe më keq.”