Imam Abdullah bin Ahmed bin Hanbel (v. 290)
Meseil-ul-Imam Ahmed (3/1323)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
1836 – E pyeta babain tim lidhur me ajetin:
”Nuk do të mbetet asnjëri nga pasuesit librit pa i besuar Isait para se ai të vdesë dhe në ditën e kijametit, ai do të jetë dëshmitar ndaj tyre.” En-Nisa’ 4:159
Ai (imam Ahmedi) tha se Ibn Abbasi dhe të tjerët thanë:
“Do të thotë Isai ﷺ.
Pastaj lexuan:
”Por ata nuk e vranë atë, as nuk e kryqëzuan, por kështu iu duk atyre; dhe ata që kanë mosmarrëveshje për këtë, kanë mjaft dyshime në të. Ata nuk kanë aspak dije (të qartë), duke mos ndjekur gjë tjetër veçse hamendje, pasi sigurisht që ata nuk e vranë atë (Isain). Por Allahu e ngriti atë (Isain) lart (me trup e me shpirt) pranë vetes së Tij. Dhe Allahu është kurdoherë i Gjithëfuqishmi, më i Urti Gjithëgjykues. Nuk do të mbetet asnjëri nga pasuesit librit pa i besuar Isait para se ai të vdesë dhe, në ditën e kijametit, ai do të jetë dëshmitar ndaj tyre.” An-Nisa’ 4: 157-159
Kjo dëshmon se ajeti ka të bëjë me Isain dhe jo me Muhamedin ﷺ. Bëhet fjalë për Isain ﷺ.”