“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Paralajmërimi ndaj bidatçive është prej metodologjisë së Selefëve

Alameh Salih bin Muhammed el-Luhejdan 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=129504

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Unë i transmetoj fjalët e dijetarëve rreth pasuesve të Bidateve dhe paralajmëroj ndaj tyre ashtu siç paralajmërojnë dijetarët, duke u bazuar në rregullat e Sheriatit. Mirëpo, disa më akuzojnë se unë po flas ndaj “dijetarëve”, prandaj çfarë më këshilloni mua?”

Përgjigje: “Të folurit rreth “dijetarëve” të bidatçive për të paralajmëruar ndaj bidatit të tyre, është prej metodologjisë së Selefëve radijAllahu anhum.
Kështu kanë vepruar tabiinët dhe pasuesit e tyre (etbaut-tabiinët), gjithashtu edhe katër imamët dhe ata që e pasuan udhëzimin e tyre. 

Kur atyre ua përmendnin (ndonjë bidatçi), thoshin: “Ai thërret në bidatin e tij” apo “Ai është njeri i keq”, e shprehje të ngjashme.

Shpërndaje: