“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Parandalimi i vajzës nga martesa

Imam Alaudin ‘Alij bin Sulejman el-Merdaui (v. 885)

Burimi: El-Insaf (8/75)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

“El-Adl” (العضل)[1] do të thotë: “Të parandalosh femrën që është nën përgjegjësinë tuaj nga martesa me një person të aftë, që ajo e dëshiron dhe që ai e dëshiron atë, pavarësisht nëse ajo kërkon një dhuratë martese të cilën e meriton apo kërkon më pak se kaq”. Kjo është thënë nga kolegët e mi – Hanbeli.

Nëse femra zgjedh një burrë të aftë e të duhur, ndërsa kujdestari i saj zgjedh një tjetër, zgjedhja e saj është ajo që ka përparësi. Nëse kujdestari refuzon ta martojë atë me atë që ajo ka zgjedhur, atëherë ai konsiderohet se po e pengon atë nga martesa (el-Adl).

Shejkhul-Islam ibn Tejmijeh (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Një shembull i “el-Adl” është që, nga ashpërsia jote personi të refuzoj të kërkojë fejesën e asaj që ti e ke në përgjegjësi.”

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram