Komisioni i Përhershëm Për Kërkime Shkencore dhe Fetva
Burimi: El-Fataua el-Kajjimeh lil-Usratil-Muslimeh, fq. 75
Përmbledhur nga: Sa’d Abdul-Gaffar Ali
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “A është e drejtë që vajza të kërkojë nga një vëlla që ai ta martojë atë, në rast se tek ky vëlla ajo sheh cilësitë e një myslimani të devotshëm, ashtu siç bëri Hadixhe bint Huvejlid? Nëse këtë gjë e lejon Islami, atëherë a ka mundësi që përmes këtij veprimi të ulet nderi i femrës? Çfarë duhet të bëjë një vajzë nëse asaj i bën përshtypje një vëlla mysliman për shkak të fesë së tij, karakterit dhe të kapurit për Kuran dhe Sunnet?”
Përgjigje: “Nëse çështja është kështu siç po e përshkruani ju, atëherë është obligim për të që t’ia paraqesë një kërkesë të tillë apo përmes ndonjë forme tjetër të pranueshme. Nuk ka asgjë të keqe në këtë gjë. Hadixheja radijAllahu anha ishte ajo që veproi kështu, duka ia paraqitur veten të dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem, siç është përshkruar ngjarja e njohur në suren el-Ahzab. Gjithashtu, edhe Umeri, vajzën e tij Hafsën, ia paraqiti Ebu Bekrit dhe pastaj Uthmanit radijAllahu anhum.”