Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parfumet me alkool (1)

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (vdiq. 1393)

Burimi: Adua-ul-Bejan (1/323-324)
Botimi: Ihjaut-Turath el-Arabi, 1417/1996

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Allahu (Subhanahu ue Te ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ

“O ju që besuat, s’ka dyshim se alkooli, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.” 5:90

Shumica e dijetarëve thonë se alkooli është i ndyrë në vetvete. El-Kurtubi në Tefsirin e tij ka thënë se, ata që ndryshojnë nga ky mendim në këtë çështje, janë: Rabi’ah, el-Lejth, el-Muzeni nxënësi i Imam Shafiut, dhe dijetar të më vonshëm qoftë nga Bagdadi apo vende të tjera. Ata, thënien e tyre e argumentojnë duke bërë krahasimin e alkoolit me gjërat tjera të përmendur në ajetin e mësipërm, si paratë nga lojërat e fatit dhe parashikimit të së ardhmes të nuk janë të fëlliqura në vetvete, edhe pse është i ndaluar marrja me to.

Unë i refuzojë ata nga këndvështrimi i shumicës së dijetarëve, i cili mbështetet në fjalën e Allahut tek ajeti i mëhershëm, ku i quan të gjitha ato ‘vepra të ndyta’, e që do të thotë se, ato janë të gjitha të fëlliqura në vetvete. Përveç nëse ndonjëra prej tyre përjashtohet të jetë e tillë nga konsensusi i dijetarëve apo nga ndonjë tekst i Kur’anit apo Sunnetit, ndërsa ajo që nuk përjashtohet, mbetet në gjykimin bazë të nxjerrë nga ky ajet – pra konsiderohet i ndyrë.

Që diçka të përjashtohet nga ajeti i përgjithshëm me anë të një specifike, nuk do të thotë që ky tekst i përgjithshëm nuk mund të jetë argument për pjesën tjetër të ajetit. Ky është një parim i njohur mirë ndër dijetarët. Bazuar në këtë, nuk është e lejuar të falësh namazin kur të kesh përdorur kolonjë e cila është përbërë nga kjo substancë dehëse e që e ka sprovuar tërë botën. Kjo mbështetet nga fjala (te ala) e Tij në lidhje me pijet dehëse:

فَاجْتَنِبُوهُ

“Pra, largohuni…”

Kjo kërkon, që ju të qëndroni larg nga kjo tërësisht në mënyrë që as të mos përfitosh fare nga pijet dehëse, e as nga ato që përmenden së bashku me të në këtë ajet, të cilën e ka thënë el-Kurtubi dhe të tjerët.

Edhe pse parfumet e përmendura kanë erë të mirë dhe shumë tërheqëse – edhe pse ka alkool në të – një mysliman nuk duhet ti përdor ato kur ai dëgjon Zotin e tij të thotë se ajo është prej veprave:

رِجْسٌ

“… të ndyta…”

Kjo është e qartë dhe e kuptueshme.

Pos kësaj, ajo mbështetet edhe nga fakti se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) urdhëroi që alkooli të derdhet. Po të kishte ndonjë dobi në të, ai do të kishte përmendur atë, në vend se të urdhëronte që ajo të derdhej. Ai e bëri një gjë të tillë (e sqaroi), kur ai lejoi të përfitohet nga lëkurat e kafshëve të ngordhura.

Shpërndaje: