Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

I pari me të cilin qesh Allahu

Imam Uthman bin Sa’id ed-Darimi (v. 280)

Burimi: Nakdhu Uthman bin Said ala el-Marisi el-Xhehmi el-Anid, fq. 498-500

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

264 – Muhammed bin bin Ubejdil-lah Numejr na tregoi: Jezid bin Harun na tregoi: Isma’il na tregoi: Is’hak bin Rashid na tregoi, nga bint Esma Jezid bin es-Sakan e cila ka thënë:

“Kur Sad bin Muadhi vdiq, nëna e tij bërtiti. I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i tha: “A nuk dëshiron që lotët tuaj të ndalen së rrjedhuri dhe që pikëllimi yt të largohet? Djali yt është i pari me të cilin do të qesh Allahu.”1

Nëse të qeshurit do të kishte kuptimin e të mbjellurave, sikurse ti e ke interpretuar, atëherë i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nuk do të thoshte:

”Djali yt është i pari me të cilin do të qesh Allahu.”

Kjo për shkak se gjelbërimi i të mbjellurave dhe bukuria është e qartë për të gjithë ata që shohin atë2. Ajo nuk qesh vetëm me besimtarin, as nuk e braktis të qeshurit me mëkatarin. Sa shumë gabime që thua ti dhe sa shumë në rrethin tuaj që i mashtron!

A nuk the ti në fillim të librit tënd se, Allahu nuk duhet të krahasohet me njerëzit dhe se nuk është e lejuar që të imagjinosh se cilësitë e Tij janë si kuptohen nga cilësitë e njerëzve? Pastaj ti vetë e krahason të qeshurit e Allahut me të mbjellat dhe e imagjinonë të qeshurit e Allahut atë që ti imagjinon nga të mbjellurat.


1 Ahmedi (6/456), Ibn Ebi Shejbeh (12 / 143-144), Ibn Saad (3/434), Ibn Ebi Asim (559), Hakimi (2/206) dhe të tjerët. El-Hejthemi tha:

“Transmetuesit e tij janë njerëz autentik” (Mexhma-uz-Zaua’id (9/312))

Shpërndaje: