Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Parlajmërimet e profetit ndaj Hauarixhëve

Alameh Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=140126

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Sa të shumtë janë qentë e zjarrit të cilët bëjnë shpërthime në vendet islame, në vendqendrime islame pasi që janë rekrutuar nga të huajt dhe studentët e jehudëve e të krishterëve, dhe nga pasuesit e masonëve dhe rrotulluesve, dhe shërbëtorëve të jehudëve dhe perëndimit e lindjes. Ata japin fetva nga shpellat e maleve të kufarëve dhe nga vendet perëndimore që i ofrojnë atyre strehim dhe i mbrojnë ata. Uh, mbi këto vende që po e përhapin këtë helm kundër myslimanëve dhe i ndihmojnë armiqtë e Islamit kundër Islamit dhe myslimanëve.

Allahu e vraftë atë i cili i financon ata! Allahu e vraftë atë i cili heshtë në lidhje me ta! Allahu e vraftë atë i cili bashkëpunonë me ta! Allahu e vraftë atë i cili solidarizohet me ta ! Allahu e vraftë atë i cili i justifikonë ata! Allahu e vraftë atë i cili i arsyetonë veprimet e tyre! Allahu e vraftë ate i cili e sheh se ata janë në të drejten! Allahu e vraftë atë që thjesht heshtë në lidhje me ta!

Allahu Te ala ka thënë:

وَمَن يَكْتُمْهَا فَإِنَّهُ آثِمٌ قَلْبُهُ

”Mos e fshehni dëshminë, sepse ai që e fsheh atë, ai është mëkatar me zemrën e vet.”2:283

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Ai që e fsheh dijen, Allahu do ta frenos atë me një fre zjarri në Ditën e Gjykimit.”

Sepse këta janë krijesat dhe qeniet më të këqija. Kush e tha këtë? Kush tha se ata janë krijesat dhe qeniet më të këqija? I Dërguari salAllahu alejhi ue selem.

Kush tha se ata janë qentë e zjarrit? I Dërguari salAllahu alejhi ue selem.

Kush tha se ata dalin nga feja sikurse del shigjeta nga harku i saj dhe se ata e lexojnë Kuranin, ndërsa Kurani nuk e kalon fytin e tyre? Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Kush tha se ata i luftojnë njerzit e Islamit dhe i lënë të qetë paganët? Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Kush tha se më të këqinjtë që vriten janë të mbyturit e tyre, dhe se të mbyturit e tyre janë më të këqinjtë e nënqiellit dhe se i vrari më i mirë është ai që ata e vrasin? Profeti salAllahu alejhi ue selem.

Aq të shumtë ata janë sot – Allahu mos i shtoftë ata. Këta janë më të këqinjë se sa Hauarixhët e vjetër. Hauarixhët e vjetër posedonin adhurim, devotshmëri, zuhud [asketizëm] dhe besueshmëri. Ndërsa Hauarixhët e sodit, ata janë gënjeshtarë të cilët besojnë se qëllimi e arsyeton veprën.

Shpërndaje: