Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: Ittihaf-ut-Tul-lab, fq. 270-271
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Çfarë gjithashtu sjell mallkimin, është floku artificial dhe paruka e gruas, me qëllim që të duken ato më të gjata apo më të bukura.
Profeti ﷺ : mallkoi femrën që i ndihmon ndokujt në zgjatjen e flokëve (artificialisht, apo të vë parukë) dhe atë që kërkon t’i bëhet një gjë e tillë.
Është e detyrueshme që femra të lërë flokët ashtu siç janë. Femra nuk duhet të mashtrohet nga të tjerat, e të zbukurojë veten me gjëra jo të lejuara. Në këtë dijetarët fusin edhe parukën. Është e çuditshme atë që ndodhë në ditët e sotme, gruas së cilës Allahu i ka dhuruar flokë të bukura, ajo i shkurton. Kjo bëhet sepse shejtani ja zbukuron asaj këtë veprim të shëmtuar.