Alameh Shejkh Salih bin Sad es-Suhejmi
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cila vepër është më e mirë pasi të kemi falë namazin e sabahut, të bëjmë tesbih (përmendja e Allahut) apo të lexojmë Kuran?
Përgjigje: Së pari, ka dhikre që duhet thënë pas namazit, andaj njëherë i përfundon ato. E kam fjalën, për dhikret të cilat janë të veçanta pas namazeve farz. E më pas, e përmend Allahun me atë që është më e përshtatshme për ty, thua: Subhan-Allah, Allahu Ekber, El-Hamdu lil-Lah, apo lexon Kuran apo dhikre të tjera.
Edhe prezantimi në ligjërata Islame, nuk ka vlerë më pakë se ato. Për këtë, disa prej fukahave (dijetarëve të Fikhut) –prej tyre imam Maliku, e preferojnë marrjen me dituri më shumë sesa shkuarjen në xhihad apo namazin nafile.