Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://ar.miraath.net/fatwah/8180
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Pyetja e parë thotë; Si duhet t’i shërojmë pasojat e gjurmëve në jetën e muslimanëve që le qëndrimi në shtetet e kufarëve?
Përgjigje: Fillimisht, ata vëllezër e kanë të detyrueshme që mos të qëndrojnë në shtetet e kafirave, porse duhet të emigrojnë në vendet e muslimanëve sepse qëndrimi i tyre në vendet e kufarëve sjell shumë të këqija në fe dhe në dunja.
Përsa i përket aspektit fetar, brezi i fëmijëve musliman e humbin fenë e tyre në ato vende sepse dyert e të keqes janë të hapura dhe rrugët që të çojnë tek ajo janë të shumta, ligjet (në ato vende) e mbrojnë atë që dëshiron të pasojë të keqen. Kur fëmija yt i mbushë tetëmbëdhjetë vjeç, ti nuk ke më të drejta (ka hyrë në moshë dhe ka të drejtat e tij) ndaj tij. Nëse ai do të mohoj (të bëj kufër) mohon, nëse ai do që të bëjë vepra të këqija, i bën ato dhe ti prej tij kërkon/dëshiron diçka tjetër, dëshiron për të që të jetë në të vërtetën dhe i udhëzuar, ty të burgosin, faji është i yti sepse ti e ktheve atë kundra vetes duke u lehtësuar në fillim, ti je ai që u solle keq me të kur ai ishte i vogël duke e lënë atë të jetoj mes kufarëve.
Së dyti; dashuria dhe urrejtja nuk realizohet vetëm se kur të braktisen shtetet e kufrit dhe të emigrohet në shtetet Islame. Të qëndruarit në vendet Islame duke hëngër vetëm kripë është më mirë për ty se sa të qëndrosh në vendet e kufarëve në të cilat hanë rrush, rrush të thatë me mjaltë, gjalpë dhe ëmbëlsira sepse në shtetet Islame feja është e sigurt ndërsa në vendet e kufarëve ajo humbet. Nëse feja i ikën dikujt, mos pyet më për të. I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
”Unë jam i pastër (jam larg) nga ai musliman i cili jeton në mesin e idhujtarëve. Nuk duhet të shikohen zjarret e tyre.”
Do të thotë që zjarri i muslimanit dhe zjarri i kafirit nuk duhen të shikohen. Nëse ti qëndron në derën e shtëpisë së një muslimani dhe ai e ka ndezur zjarrin e tij, ti nuk duhet ta shikosh zjarrin e kafirit. Kuptimi i kësaj është se ti duhet të largohesh nga ai derisa mos ta shohësh atë.
Si është gjendja jote dhe ti e dëgjon këtë (paralajmërim) dhe qëndron në mesin e tyre? Duhet ditur që hixhreti (emigrimi) nuk është ndërprerë. Hixhreti nuk do të përfundojë derisa të përfundojë pendimi dhe nuk do të përfundojë pendimi derisa të lind dielli nga perëndimi. Sikurse duhet ditur se Allahu e pranon pendimin nga robi përderisa shpirti nuk i ka ardhur në fytin e tij.
Pendimi i ka dy kohë, njëra është e përgjithshme dhe tjetra e veçantë. E përgjithshmja është për të gjithë njerëzit dhe kjo është kur dielli të lind nga perëndimi.
”Në ditën kur vijnë disa shenja të Zotit tënd, asnjë njeriu nuk i vlen besimi i Tij nëse nuk ka besuar më parë ose nuk ka bërë në besimin e tij kurrfarë të mire. Thuaj: ”Pritni, edhe Ne jemi duke pritur!” 6:158
E shpjegoi këtë i dërguari i Allahut ﷺ se kjo është lindja e diellit nga perëndimi i tij. Kur dielli të lind nga perëndimi, askush nuk mund të pendohet më.
Koha e veçantë është mbi çdo individ, e cila është vdekja. Pranohet pendimi nga çdokush prej nesh përderisa shpirti nuk i ka arritur në fyt. Kur shpirti të arrij në fyt dhe shpirti do të dalë, në këto momente nuk bën dobi (nuk pranohet) pendimi.
“Allahu pranon vetëm pendimin e atyre që bëjnë gjynah nga padija dhe marrëzia e pastaj menjëherë pendohen; të tillët Allahu do t’i falë sepse Allahu është kurdoherë i Gjithëdituri, më i Urti Gjithëgjykues. Dhe pa asnjë përfitim është pendimi i atyre të cilët vazhdojnë të bëjnë vepra të këqia derisa t’u vijë përballë vdekja dhe pastaj thonë: “Tash pendohem”; as edhe i atyre që vdesin duke qenë kufarë. Për ta Ne kemi përgatitur dënim të dhimbshëm.” 4: 17-18
Nuk bën më dobi. Allahu i Lartësuar i është përgjigjur Faraonit kur ky po u mbyste dhe e pa ndëshkimin dhe shkatërrimin.
”Besova se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush tjetër përveç Atij që i besuan beni israilët, edhe unë jam nga muslimanët!
Faraoni tha: “Unë besoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush tjetër përveç (Atij) në të Cilin besojnë bijtë e Israilit dhe unë jam musliman.” 10:90
Allahu iu përgjigj duke i thënë:
”Ti tani beson, ndërsa më parë kundërshtove dhe ishe njëri prej shkatërruesve! Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtet, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.” 10:91
Pendimi në momentet e vdekjes dhe në momentet e shikimit të dënimit nuk i bën dobi personit. Kështu që nuk pushon hixhreti (emigrimi) derisa të pushon pendimi dhe nuk pushon pendimi derisa të lind dielli nga perëndimi. Kjo është koha e caktuar për të gjithë njerëzit. Emigrimi nuk pushon derisa të vij ky moment i caktuar.
Unë i këshilloj të gjithë vëllezërit, të cilët e kanë obligim emigrimin që të emigrojnë në vendet Islame nëse kanë mundësi, ndërsa ai i cili nuk ka mundësi, Allahu e arsyeton atë.
Ndërsa që të braktisen vendet Islame dhe të shkohet në vendet e kufarëve për shkak të dollarëve apo eurove, i tilli e ka shitur fenë e tij për dunjanë e tij.
Është për të ardhur keq se sot si të kuptuarit ashtu edhe njerëzit janë kthyer mbrapsht, pasi muslimanin i cili shkon në vendet e kufarëve e quajnë emigrues, dhe ky (lloj emërtimi) është gabim i mediave dhe i njerëzve të civilizuar (me kulturën perëndimore) ose edhe nga muslimanët injorantë sepse fjala emigrim (emigrues) nuk mund të përdoret vetëm se për atë i cili emigron nga shteti i shirkut në shtetin Islam. Ndërsa që të shkosh nga vendet Islame në vendet e kufarëve, i tilli nuk është emigrues porse është dezertues. Ka shitur fenë e tij me dunjanë e tij. E lusim Allahun që të na forcojë dhe të na bëjë të qëndrueshëm. Kjo është ajo që unë fillimisht i këshilloj të dashurit e mi.
Së dyti; Ju e dëgjuat fjalën më lartë në të cilën ka sinjale, sikurse i këshilloj muslimanët të cilët jetojnë në vendet e perëndimit dhe në vendet e kufarëve, në perëndim dhe në lindje që të bashkëpunojnë në edukimin e fëmijëve të tyre me një edukim të saktë Islam, e cila mund të realizohet me hapjen e shkollave të veçanta për ta, në të cilat do të mësohet Islami dhe Kurani, në këtë mënyrë do të mësojnë fenë dhe do të mbrojnë vetet e tyre me të. Ata nuk duhet t’i përgjigjen kufarëve edhe nëse do të hasin vështirësi në këtë gjë.
Unë e kam parë këtë gjë, dhe ai i cili ka parë nuk është si ai i cili ka dëgjuar. I dërguari i Allahu ﷺ ka thënë:
”Lajmërimi nuk është sikurse shikimi.”
E them me shumë keqardhje se kam parë në disa vende në perëndim fëmijët e muslimanëve të cilët janë më parësorë se fëmijët e kafirave, pasha Allahun përveç të Cilit nuk meriton të adhurohet më të drejtë askush tjetër, i kam parë, djem e vajza se ishin me të këqij dhe më të ulët se fëmijet e kufarëve. E kam parë këtë gjë me sytë e mi.
E lus Allahun e Lartësuar t’i ndihmojë vëllezërit tanë musliman në vendet e kufarëve dhe t’ia mundësojë atyre emigrimin nga ato vende.
Po ju tregoj juve lajmin e fundit të cilin e dëgjova sot. Në Francë po mbahet dita botërore e familjes, pra, familja muslimane dhe kush është rreth e qark saj (të nasarave etj).
Prej belas, e cila është për të ardhur keq, shikon se ligjëruesi është mysliman dhe po flet për Islamin dhe myslimanët dhe gjatë intervistës pyetet nga gazetari apo gazetarja:
”Cili është qëndrimi juaj ndaj ligjit që lejon martesat e gjinisë së njëjtë?”
Përgjigjet duke thënë: Është për të ardhur keq porse ligji u miratua dhe ne e pranojmë atë dhe nuk kemi diçka kundër tij.
E cila do të thotë se e aprovon që djali i tij të martohet me një djalë apo që vajza e tij të martohet me një vajzë. Ma sha’a Allah. Unë nuk dua që të cek gjëra më shumë se kaq, kjo është e mjaftueshme. Këtë gjë e dëgjova sot në lajmet e orës gjashtë pas sabahut.
Nëse femija yt del prej teje dhe atij i është prishur feja dhe këtë e pason edhe prishja e moralit, a mundesh ti në ato shtete ta kthesh atë? Unë ju pyes juve dhe përgjigjen fillimisht e pres prej vëllezërve nga Gjermania, a mundesh ta kritikosh me ashpërsi fëmijën?
Nuk mundesh sepse ligji është me të. Ata të arrestojnë dhe të fusin në burg sepse ti je kundër lirisë. A nuk është kështu?
Kështu është. Kjo është fatkeqësi. Është për të ardhur shumë keq ndaj atij i cili është i kënaqur me veten e tij që të jetoj në ato shtete. Shtetet e varfra muslimanë janë më të mira se shtetet e kufarëve.
Çdo shtet nga shtetet Islame në të cilat ti sheh mëkate dhe padrejtësi është më i mirë se shtetet e kufarëve sepse në vendet Islame këto gjëra që gjenden tek kufarët (si martesa midis të njëjtit lloj etj.) mohohen dhe nuk pranohen, pasi tek ata gjenden vlerat njerëzore ndërsa tek kufarët kjo gjë ka arritur sjelljen e kafshëve. Allahu na ruajt nga kjo gjë.
Në vendet muslimane ende gjenden vlerat njerëzore ndërsa vendet kufare kanë arritur sjelljen kafshore.
E lus Allahun e Lartësuar që t’i ndihmojë fëmijët tanë. Nëse ti ja vendos shaminë vajzës tënde, ata të kritikojnë/shqetësojnë. Nëse ti kujdesesh për familjen tënde, ata të kritikojnë/shqetësojnë. Çfarë do të veprosh në këtë rast?
E lusim Allahun e Lartësuar që t’i ndihmojë ata.
Këtë gjë dëgjua t’ia them bijve dhe të dashurve tanë që jetojnë në vendet e kufarëve.