Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pastërtia është shkak që një engjëll do të qëndrojë tërë natën mbi kokë

Alameh Zejd bin Muhammed el-Medkhali 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=107576

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Në hadith thuhet:

من بات طاهرا بات في شعاره ملك ، لا يستيقظ ساعة من الليل إلا قال الملك : اللهم اغفر لعبدك فلانا

“Ai i cili kalon natën i pastër, atëherë do ti qëndrojë tërë natën mbi kokë një engjëll. Kur të rrotullohet natën, (engjëlli) thotë: “Allahu im! Falja robit Tënd sepse ai ka rënë në gjumë i pastër!”

Hadithi është i mirë sipas shejkh Albanit. Çfarë është për qëllim me pastërtinë në këtë hadith? A bëhet fjalë për pastërti të madhe apo të vogël?

Përgjigje: “Nëse njeriu ka pasur papastërti të madhe, siç është xhunubllëku, atëherë për qëllim është gusli. Dhe nëse njeriu ka pasur papastërti të vogël, gjendje e cila është pas kryerjes së ndonjërës prej nevojave fiziologjike, daljes së gazrave, atëherë është për qëllim abdesi. Pra, hadithi ka për qëllim ose guslin ose abdesin, dhe e gjithë varet nga gjendja e papastërtisë së njeriut. Hadithi i përfshin të dy format e pastërtisë. Qëllimi është që ai të kaloj natën në një pastërti të plotë. Në qoftë se papastërtia është e madhe ai pastrohet (merr gusël) dhe merr abdes, e në qoftë se papastërtia është e vogël ai merr abdes dhe i largohet papastërtia e tillë. Pra, ai e meriton këtë nder nga Allahu (‘Azze ue Xhel). Mbi kokën dhe veshjen e tij qëndron një engjëll. Çdo herë që ai lëviz engjëlli kërkon falje dhe lutet për të.

Kjo është në të vërtetë një vepër shumë e mirë që duhet t’i kushtohet rëndësi. Në qoftë se mashkulli apo femra muslimane, bie në gjumë, është mirë që të marrin abdes në mënyrë që të flenë në gjendje të pastër, me qëllim që të arrijnë këtë nder nga Allahu (Tebareke ue Te’ala).”

Pyetje: “Nëse personi vuan nga rrjedhja e vazhdueshme e urinës apo dalja e gazrave të vazhdueshme, a e përfshin ky hadith?”

Përgjigje: “Ai duhet të marrë abdes ashtu sikurse vepron për namaz. Ajo që del nga ai më pas nuk ndikon asgjë dhe ai konsideroeht i pastër.”

Shpërndaje: