“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Pastrimi i gruas xhunube gjatë periudhës së saj

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_850.shtml
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A është e lejuar që femra pastroj trupin dhe flokët para përfundimit të periudhës së saj mujore, sepse ajo nuk mund të tolerojë që të ketë papastërti në trupin e saj derisa të përfundoj periudha mujore?

Përgjigje: Po. Ajo mund të pastroj tërë trupin dhe flokët saj.

Nëse ajo është bërë xhunub, atëherë është e rekomandueshme që ajo të pastrohet, edhe pse ky pastrim nuk ka ndonjë peshë, ngase ajo nuk mund të falet para përfundimit të periudhës mujore. Porse pastrimi në këtë gjendje, është i rekomandueshëm në mënyrë që ajo të largoj nga trupi mbetjet e xhunubllëkut.

Dua të theksoj një gjë ngase kam frikë që mund të keqkuptohet, çështja është nëse gruaja është gjatë periudhës menstruale se, a e ka të lejuar të ketë marrëdhënie intime?!

Edhe pse ky keqkuptim nuk ka ndonjë bazë, themi se, femra mund të bëhet xhunub edhe nga ndonjë ëndërr. Nëse asaj i ndodh një gjë e tillë dhe sheh se ka ejakuluar, atëherë ajo e ka të detyrueshme që të pastrohet sikurse edhe mashkulli. E njëjta gjendje është edhe nëse gruaja ka pasur marrëdhënie intime me burrin e saj para fillimit të periudhës menstruale, dhe para se të pastrohet nga xhunubllëku ka filluar t’i rrjedh gjaku. Edhe për këtë rast themi se ajo më mirë është që të pastrohet nga xhunubllëku edhe pse është me menstruacione.

Gjithashtu, është e mundur që burri i saj të ketë me të paraloja përveç marrëdhënieve intime, gjë e cila është e lejuar edhe pse ajo ka periudhën e saj mujore, dhe në rast se ajo ka ejakuluar, atëherë i themi asaj që është e pëlqyeshme që të pastrohet para se t’i përfundojë periudha e saj mujore.

Në këto tre mënyra gruaja mund të arrijë mund të jetë xhunub edhe atëherë kur ajo ka periudhën e saj mujore.

Shpërndaje: