Alameh Muhammed bin Hadi el-Medkhali
Burimi: http://www.tasfiatarbia.org/vb/showthread.php?t=20569
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=jZyGXbvvmbc
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Këta njerëz fillojnë gradualisht me Selefitë. Së fundi ata i luftojnë Selefitë. Pasuesit e bidateve janë rehat tani. Kur ata flasin ndaj ndesh dhe Ehl-us-Sunnetit, fjalët e tyre nuk po pranohen, sidomos nga Selefitë. Dijetarët e Selefive nuk e pranojnë fyerjen e pasuesve të bidatit që ua bëjnë Ehl-us-Sunnetit. Kur fyerja rrjedh nga Ehl-us-Sunneti, ose nga dikush që asocijohet me Ehl-us-Sunnetin dhe ka qenë me Ehl-us-Sunnetin dhe më pas është ndarë prej tyre dhe filloi të luftojë kundër tyre, ai i lë rehat pasuesit e bidateve. Ai e ka përqafuar këtë detyrë tani. Ata mund të pushojnë. Ata do të argumentojnë se nuk janë ata që na fyejnë, por dikush nga ne. A nuk është kjo më e dëmshme?
Kjo është ajo që përçanë radhët e Ehl-us-Sunnetit. Personi nderohet dhe konsiderohet ti përket vetëm Selefive dhe Ehl-us-Sunnetit, ndërsa fjalët e tij tronditin Selefitë. Selefitë përçahen për shkak të tij në qoftë se ai refuzohet nga dikush.
Ahmedi e bojkotoi Aliun. Ibn Rexhebi tha:
“Prandaj Imam Ahmedi e bojkotoi atë.” 1
Nuk është se ai bëri kompromis dhe kishte frikë. Është më keq se kaq. Ata e shfrytëzuan atë kundër tyre. Kundër kujt? Kundër Ehl-us-Sunnetit. Prandaj Imam Ahmedi e bojkotoi atë. Nëse kjo do të ndodhte sot ku dikush, i cili asocijohet me Selefizmin, i bashkohet pasuesve të epsheve për të cilën ai refuzohet, ata të akuzojnë ty se je i ashpër ndaj tij. Si kam qenë i ashpër ndaj tij? Ai është i ashpër ndaj Ehl-us-Sunnetit kur ai e kundërshton Ehl-us-Sunnetin dhe mbështet çdo pasues të së kotës. Ju vetëm se shihni atë që mbrohet nga Ehl-us-Sunneti. Shikoni vetëm në dimensione sipërfaqësore. Ky po mbron. E kush është duke sulmuar atëherë? Këtë e bën sulmuesi – ai që e sulmon Ehl-us-Sunnetin. Sepse ehlu suneti e mbrojnë fenë e Allahut dhe Sunnetin e të dërguarit të Tij (salAllahu alejhi ue selem) dhe mbështetë metodologjinë madhështore të sahabëve dhe të imamëve. Në anën tjetër ata thonë: je i ashpër me të! Çfarë ashpërsie? Ai meriton ashpërsinë dhe më shumë!
Ibn Rexhebi tha:
“Prandaj e bojkotoi Imam Ahmedi atë – nëse unë gaboj, atëherë më tërhiqni vërejtjen. Ai u fye aq shumë saqë njerëzit e konsideruan atë si të ishte një i dalë nga feja.”
A mundej Ahmedi të ishte më i ashpër? Disa thonë se një person i cili gabon dhe përkrahet nga dikush nga Ehl-us-Sunetit, mund të bie në gabim. Por çfarë gabimi është ky? Sa i madh është? A është i vogël i cili anashkalohet? Apo është një gabim për të cilin nuk lejohet të heshtësh, dhe i cili duhet përmendur, të shqyrtohet dhe të qortohet, që të bëhet i njohur në mesin e njerëzve, pas së cilës ata largohen prej tij dhe e braktisin atë si të ishte një person lebros! Kjo është dashamirësi për fenë e Allahut (Xhela ue Ala). Kjo është dashamirësi.
Pra, nëse dikush fillon të mbrojë këtë, atëherë qortohet ashpër dhe të fortë, kështu që ai ose duhet të heq dorë nga ajo ose të konsiderohet si i refuzuari dhe të bojkotohet. Pse? Sepse ai vetëm se po i lufton Ehl-us-Sunnetin dhe po i mbron pasuesit e bidateve. Një person i tillë duhet të trajtohet pa respekt. Këtu ju e keni qëndrimin e Ahmedit ndaj Aliut (rahimehullah):
Ibn Hanbeli u bë sprova e synuar
nëpërmjet dashurisë ndaj Ahmedit e dinë se kush i përmbahet [të vërtetës]
Nëse e sheh dikë duke denigruar Ahmedin
duhet ta dish se ai do të zbulohet
Kjo është rruga e Ahmedit dhe Ehl-ul-Hadithit. Ata e bojkotuan Ali ibn el-Medinin. Edhe Ibrahim el-Harbi ka qenë në mesin e atyre që e dënoi Ali bon el-Medinin ashpër dhe braktisi të transmetuarit prej tij në përgjithësi:
“Prandaj Imam Ahmedi e bojkotoi atë.”
Pse? Sepse gënjeshtarët dhe Mutezilitë e shfrytëzuan atë kundër Ehl-us-Sunnetit:
“Ai u fye aq shumë sa që njerëzit e konsideruan atë si të ishte një i dalë nga feja.”
Ata neveriten nga ajo që ai kishte bërë. Në ditët e sotme, ka njerëz që neveriten nga ata që e mbështesin Sunnetin, ndërsa ata i nderojnë ata që mbështesin të kotën. Këta propagandojnë bashkëjetesën, thotë Shejkh Hamud bin Abdil-lah et-Tuvejxhiri (rahimullah). Ata nuk duan të zemërojnë askënd. Ata duan të kënaqin të gjithë.
Nëse e sheh se një person dëshiron të kënaqë të gjithë, kështu që duhet ta dish se ai bën kompromise në fenë e Allahut. Detyra juaj është për të kënaqur Allahun (Xhel ue Ala) edhe pse njerëzit zemërohen. Nëse e bën këtë Allahu do të kënaqet me ty dhe do të bën që të tjerët të kënaqen me ty. Mos shko pas njerëzve, shko pas fesë.
Askush nuk është si Ali ibn el-Medini. Nëse dikush fillon të flasë sot, ne vetëm i themi atij se ai kurrë nuk do të arrijë rangun e Ali bin el-Medinit apo as ti afrohet atij. Megjithatë, Ahmedi kishte këtë qëndrim ndaj tij – dhe ne e pasojmë Ahmedin.
Ibn Rexhebi tha:
“Jahja bin Ma’in ka thënë:
“Ahmedi ishte i frikësuar, i cili tha atë që ishte në dëm të tij.”
Që do të thotë se ai ishte i arsyetuar. Ibn Rexhebi e komentoi mbi atë duke thënë:
“Sikurse të bëhej fjalë vetëm për atë që Ibn Ma’in ka thënë, ai do të arsyetohej. Por ai e bëri atë që sapo përmenda.”
Ai kishte qenë i arsyetuar nëse ai ishte i frikësuar dhe i detyruar me forcë. Nuk është se ai u dorëzua nën presion. Ai kishte qenë i arsyetuar nëse ai kishte thënë se nuk ka mundur të përballojë që të fshikullohet me kamxhik sikurse Ahmedi. Nuk bëhet fjalë për këtë. Bëhet fjalë për tjetrën, ajo që veprohet nga disa të cilët asocijohen me Sunnetin dhe Selefizmin. Ata shfrytëzohen nga pasuesit e së kotës kundër Ehl-us-Sunnetit. Pasuesit e së kotës pra janë rehat tani. Sprova është rritur për shkak të këtyre njerëzve.
Sikurse u tha, sot nuk është askush si Ibn-ul-Medini. Ai dhe Ahmedi kishin një relacion shumë të mirë. Megjithatë, ai nuk bëri kompromis në fe me të kur bëhej fjalë për fenë e Allahut. Por ai qartë e trajtoi atë ashpër.
Këtë ne e përjetojmë sot; që një Selefi u bashkohet pasuesve të bidateve dhe fillon t’i sulmojë Ehl-us-Sunnetin- Nëse ti e refuzon atë ti akuzohesh të jesh i ashpër ndaj tij. Ai e meriton këtë. A nuk po e sheh se çfarë ai po vepron me Sunnetin. Shpata dhe gjuha e tij hidhet me vrull ndaj Ehl-us-Sunnetit. A nuk po e sheh këtë? A nuk po e dëgjon këtë? Ti dëgjon vetëm refuzimet e Ehl-us-Sunnetit. Duket sikurse Allahu të ka marrë shikimin dhe të kuptuarit tënd. Vërtetë Allahu ka thënë të vërtetën:
أَفَرَأَيْتَ مَنِ اتَّخَذَ إِلَهَهُ هَوَاهُ
“A nuk e ke parë atë që epshin e tij e ka marrë për ilah (të adhuruar)?”
Kjo është një gjë:
وَأَضَلَّهُ اللَّهُ عَلَى عِلْمٍ
“Allahu e devijoi atë duke pasur ai dije për këtë.”
Ai e pason epshin e tij dhe nuk përfiton nga dija e tij. Ai devijon edhe pse ai është i ditur:
وَخَتَمَ عَلَى سَمْعِهِ
“Ia vulosi dëgjimin.”
Ai nuk dëgjon asgjë të mirë:
وَقَلْبِهِ
“Zemrën.”
Ai nuk kupton:
وَجَعَلَ عَلَى بَصَرِهِ غِشَاوَةً
“Mbi shikimin e tij ka vënë perde.”
Ai nuk e sheh të vërtetën. Të gjitha rrugët drejt të mirës janë të mbyllura:
فَمَن يَهْدِيهِ مِن بَعْدِ اللَّهِ أَفَلَا تَذَكَّرُونَ
“Atë që e udhëzon Allahu nuk ka devijues për të.”2
Pra, kjo është ajo për të cilën bëhet fjalë. Ky është qëndrimi ynë. Ai që është dakord me ne, ne e mirëpresim. Ai që nuk e bën këtë le ta di se ne kënaqemi që të jemi me Ahmedin. Pas të dërguarit të Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe shokëve të tij fisnik, ne pajtohemi që Ahmedi të jetë argumenti ynë para Allahut (Xhela ue Ala), të cilën shumë imamë e kanë thënë. Atij që i pëlqen kjo, i pëlqen, dhe atij që nuk i pëlqen le ta di se ne jemi në këtë rrugë, dhe nuk do ta kthejmë kokën kah ai. Allahu e di më së miri, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin.
1 Ibn Rexhebi:
“Ibn-ul-Medini u sprovua me ideologjinë e krijimit të Kuranit. Pa dëshirë ai u dorëzua. Pastaj ai iu afrua Ibn Ebu Duadit i cili e tërhoqi atë me të mirat e dunjasë. Si pasojë, ai filloi të shoqërohet me të dhe ta nderojë atë. Për shkak të kësaj ai ra në një situatë të vështirë kur ai filloi fyej disa dijetarë të Ehl-ul-Hadithit vetëm për t’i shkuar për qejfi Ibn Ebi Duadit. Prandaj Imam Ahmedi e bojkotoi atë. Ai u fye aq shumë saqë njerëzit e konsideruan atë si të ishte një i dalë nga feja. Ahmedi ndaloi të transmetuarit prej tij. Ibrahim el-Harbi dhe të tjerët po ashtu. Jahja Ma’in tha:
“Ai (Ahmedi) ishte një njeri i frikësuar i cili tha atë që ishte në dëm të tij.”
Sikurse të bëhej fjalë vetëm për atë që Ibn Ma’in ka thënë, ai do të ishte arsyetuar. Por ai bëri atë që sapo kam përmendur.
Është transmetuar se ai ka thënë:
“Ai që thotë se Kurani është krijuar është kafir.”
Allahu (Te ala) e mëshiroftë dhe e faltë atë.” (Sherh Ilal-it Tirmidhi (1 / 487-488))
2 45:23