Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Pengesat në tekfir janë shkak i arsyetimit të udhëheqësve

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (51B)

 Përgatii: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Është një pyetje për të cilën shkruhet shumë për të dhe futet nën ombrellën e ”Ehl-us-Sunne uel-Xhemaah” kur kjo në fakt është metodologjia e Khauarixhëve. Ne dëshirojmë që ju ta sqaroni këtë çështje. Pyetje e cila ka të bëj me ligjet të cilat gjykojnë sunduesit në këto kohë. Argumentohet me fetvatë e tua të cilat gjenden në ”el-Mexhmu eth-Themin” se kjo vepër është kufër i qartë pasi që kemi të bëjmë me ndryshim të ligjeve (nga ai i sheriatit në të tjera). Ky mendim i hedhet gjithashtu edhe Shejkh Muhammed bin Ibrahimit (Al esh-Shejkh) Allahu e mëshiroftë. Në mënyrë që përgjigjja të jetë e prerë dhe e qartë, pyetja është kështu: A merren në konsideratë faktorët që pengojnë të bërtit tekfir ose ngritja e argumentit- të cilin Ehl-us-Sunne uel-Xehmaah e kanë kusht,- për atë i cili qeveris me ligj tjetër në vend të ligjit të Allahut?

Përgjigje: Nëse në ndonjë person gjen elemente të kufrit, për ta konsideruar të tillë nuk duhet të ketë asnjë faktor që pengon nga ajo. Prandaj, e gjejmë në hadithin autentik, kur profeti (salAllahu alejhi ue selem) u pyet kur lejohet për të luftuar kundër sundimtarëve, ai tha:

 ”Përveç nëse ju shihni tek ai kufër të qartë për të cilin ju keni dëshmi nga Allahu.”

Mosbesimi duhet të jetë i qartë dhe i njohur që nuk mund të interpretohet ndryshe. Në qoftë se mund të interpretohet ndryshe, personi i tillë nuk mund të bëhet tekfir edhe nëse vepra është kufër. Pra, duhet bërë dallim ndërmjet të folurit dhe folësit dhe në mes veprës dhe vepruesit. Vepra mund të jetë mëkat, ndërsa personi të mos jetë mëkatar sfidues për shkak të ndonjë pengese që na ndalon nga të konsideruarit si të tillë. Vepra, gjithashtu mund të jetë kufër, ndërsa personi të mos jetë jobesimtarë për shkak të ndonjë pengese që na ndalon për ta konsideruar atë si të tillë. Nuk ishte asgjë tjetër përveç këtij keqinterpretimi të sëmurë i cili bëri që Khauarixht të rebelohen.

Khauarixhëve ju duket se vepra është kufër dhe rebelohen, gjë të cilën ja thanë Aliut. Ata ishin së bashku me Ali bin Ebi Talib kundër ushtrisë së Shamit. Pas marrëveshjes së paqes në mes të Ali bin Ebi Talibit dhe Shamit, Hauarixhët u rebeluan kundër tij, pasi kishin qenë me të. Ai i luftoi ata dhe i vrau, falënderimi i takon Allahut. Çështja është se ata u rebeluan kundër tij, duke i thënë: ”Ti ke gjykuar me ligj tjetër pos ligjit të Allahut. Ti ke gjykuar sipas mendjes njerëzore.”

Si rezultat i kësaj, ata u rebeluan kundër tij. Fatkeqësia e umetit është nga keqinterpretimet. Një person mund të keqkuptoj diçka duke e konsideruar mosbesim të qartë dhe rebelohet. Është e mundur që vepra me të vërtetë është kufër por vepruesi i saj nuk është kafir për shkak të ndonjë pengese që ndalon nga një gjë të tillë. Rebeluesi mendon se personi nuk mund të justifikohet andaj rebelohet.

Prandaj, një person duhet të kujdeset që të mos nxitohet për të bërë konsideruar dikë jobesimtarë apo dyfytyrësh. Ekziston rreziku që një person bie në një gjynah të qartë, mirëpo pa dijeninë e tij. Kur ai e mëson se veprimi i tillë është i ndaluar, ai të falënderon dhe e braktis atë.

A mund të ndodhë edhe kjo? Po, dhe s’ka asnjë dyshim për këtë. Si ta konsiderosh dikë fasik kur atij nuk i ka arritur e vërteta?

Këta të cilët ti i ke për qëllim, mund të jenë ndonjë nga sunduesit e arabëve ose muslimanëve të cilët mund të justifikohen për veprimet e tyre. Për shkak se atyre nuk ju ka arritur e vërteta. Atyre ndoshta ju ka arritur e vërteta, por mund që ndokush t’u ketë futur dyshime apo t’ia interpretoj në forma tjera. Prandaj, është e detyrueshme që të kihet kujdes në këto gjëra.

Le të themi se të gjitha kushtet janë plotësuar për të qenë i lejuar rebelimi. Pra të themi se kemi parë kufër të qartë për të cilin kemi dëshmi nga Allahu. Është kusht që ne ta shohim. Kushti tjetër që vepra të jetë kufr. Që ky kufr të jetë i qartë. Që të kemi dëshmi nga Allahu prapë është kusht. Pra kemi të bëjmë me katër kushte.

Fjalë e tij (salAllahu alejhi ue selem):

”Përveç nëse ju shihni …” është që të mos merren me thashetheme të pabaza.

Do të thotë se duhet të jemi të bindur. Fjala ”kufër” e ka për qëllim se vepra të jetë e tillë e jo vetëm mëkat sfidues.

Në qoftë se sunduesi është një alkoolist, mëkatar, i shthurur por pa rënë në kufër, nuk lejohet rebelimi kundër tij.

Fjala ”i qartë” do të thotë se ai të jetë i drejtpërdrejtë dhe të mos mund të interpretohet ndryshe.

E katërta është ”për të cilin keni dëshmi nga Allahu.”

Pra nuk duhet të jetë i tillë sipas interpretimit tonë. Në vend të kësaj, duhet të bazohemi në dëshmi të qartë dhe përfundimtare. Këto katër kushte janë kushte me të cilat lejohet rebelimi. Megjithatë, ekziston një kusht i pestë që rebelimi të jetë i detyrueshëm. A është e detyrueshme për ne që të rebelohemi kundër sunduesit vetëm për shkak se ajo është e lejuar?

Në këtë rast, duhet marrë parasysh dobinë. A mund ta largojmë atë? Nëse po, atëherë rebelohemi kundër tij. Nëse nuk mund ta bëjmë këtë, nuk rebelohemi. Të gjitha detyrat fetare janë obligim vetëm nëse ekziston forca dhe mundësia. Dhe nëse nuk kemi mundësi të rebelohemi, ekziston rreziku që dëmi të jetë më i madh dhe më i keq sesa personi i tillë të mbetet udhëheqës. Nëse ne rebelohemi kundër tij dhe ai fiton, ne do të poshtërohemi edhe më shumë, ndërsa ai do të bëhet edhe më i keq në shkeljen e kufijve dhe në kufrin e tij.

Këto çështje kërkojnë një mendjemprehtësi të madhe dhe ta gjykojmë përmes sheriatit duke përdorur mendjen e shëndoshë dhe t’i largojmë emocionet në gjëra të tilla. Ne jemi në nevojë për emocione në mënyrë që të kemi entuziazëm dhe ne jemi në nevojë për mendje të shëndoshë dhe sheriat që ne të përmbahemi. Siç thuhet: duhet të përdorim frenat. Vetura pa frena përplaset. Ndërsa vetura pa bateri të mbushur nuk funksionon.

Shpërndaje: