“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Për fëmijën tim që nuk falet

Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Bedr el-Abbad
http://al-badr.net/muqolat/3343
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Duke pasur parasysh se shumë prindër ankohen se fëmijët e tyre janë të pakujdesshëm në lidhje me namazin dhe nuk mund të zgjohen për namaz, unë kam shkruar këtë letër për të na ndihmuar neve dhe për të këshilluar fëmijët tanë. Allahu na bëftë të lumtur me të gjithë ata, i korrigjoftë ata dhe i bëftë të kujdesshëm ndaj namazit.

بسم الله الرحمن الرحيم
السلام عليكم و رحمة الله و بركاته

Biri im i ndershëm! Allahu të ruajt dhe të ndihmoftë të arrish kënaqësinë e Tij dhe të bëftë të lumtur në të dy jetët

Kjo letër është dashuri dhe një kujtesë e shkruar direkt nga zemra e një prindi të vëmendshëm dhe të dhimbshëm për fëmijën e tij, i cili shpreson lumturinë e tij, dëshiron fitimin dhe suksesin e tij, e lus Allahun që të ndihmoj me suksesin e Tij dhe të ketë në përkujdesjen e Tij.

Bir i dashur! Dije se namazi është gjëja më e rëndësishme në jetën e robit. Ai që kujdeset për të dhe e ruan, gjithashtu do ta ruaj fenë e tij. Dhe ai që e neglizhon atë do të le pas dore gjithçka tjetër më keq. Namazi është shtyllë e Islamit. Nëse namazi pranohet, të gjitha veprat e tjera pranohen. Nëse namazi refuzohet, refuzohen poashtu të gjitha veprat e tjera. Namazi është shtylla e parë e Islamit dhe gjëja e fundit që humbet në fe. Namazi pra është gjëja e parë dhe e fundit në Islam. Feja dhe veprat e muslimanit nuk do të jenë të sakta dhe metodologjia e tij në jetën e tij fetare dhe të kësaj bote nuk do të jetë e balancuar përderisa ai nuk e kryen namazin në mënyrë të përcaktuar.

Bir i dashur! Dije se ti do të qëndrosh dy herë para Zotit tënd; një herë në këtë jetë dhe herën e dytë kur ta takosh Zotin tënd xhela ue ala në ditën e gjykimit. Nga njëra anë rezulton cilësia e gjendjes tuaj në këtë jetë me sukses të gjendjes tuaj dhe lumturi në jetën e ardhshme. Nga ana tjetër rezulton gjendja jote e pashëndetshme në këtë jetë me humbje të gjendjes tuaj dhe disfatë në jetën tjetër.

Gjendja e parë është namazi të cilin Allahu xhela ue ala ua ka obliguar robërve të Tij dhe i ka detyruar që ta falin pesë herë në ditë. Ai që kujdeset për të dhe e falë atë me kohë dhe kujdeset t’i realizoj kushtet e tij, shtyllat dhe detyrat, do të ketë një gjendje të lehtë në ditën e gjykimit; ai do të fitojë dhe do të ketë sukses. Dhe ai që e merr lehtë këtë çështje dhe e as nuk i intereson për namaz, nuk kujdeset për të apo nuk kujdeset për shtyllat, kushtet dhe detyrimet e tij, do të ketë një gjendje të vështirë në ditën e gjykimit.

Tirmidhi, Nesai dhe të tjerë transmetojnë nga Hurejth bin Kabiseh Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë:

”Arrita në Medine dhe i kërkova Allahut xhela ue ala që të më jep një shok të mirë. Rrjedhimisht u ula me Ebu Hurejren Allahu e mëshiroftë, pastaj i thash:

”O Ebu Hurejre! E luta Allahun që të më jep një shok të mirë. Ma mëso një hadith që e ke dëgjuar nga i dërguari i Allahut ﷺ në mënyrë që të përfitojë.”

Ebu Hurejra Allahu e mëshiroftë, tha: ”Kam dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

”Vepra e parë për të cilin robi do të jep llogari është namazi; nëse ai është i saktë, atëherë ai ka fituar dhe ka arritur sukses, dhe nëse ai është i pasaktë, atëherë ai ka humbur dhe ka pësuar humbje.”

Hadithi është autentik.

Mendo se si çështja e dytë e mirë varet nga çështja e parë e mirë dhe si humbja e çështjes së dytë varet për shkak të humbjes së çështjes së parë të mirë. Prandaj, kini frikë Allahu në lidhje me namazin. Kujdesu për këtë çështje para Allahut xhela ue ala. Nderoje namazin dhe ti do të nderohesh dhe do të ngrihesh në grada tek Allahu.

Bir i dashur! Nëse Allahu të nderon ty me një baba që kujdeset për namazin tënd, të nxitë në të dhe të inkurajonë për të, atëherë unë ta tërheq vërejtjen që mos të irritohesh në të ose që të bezdisesh nga ajo që ai kujdeset për ty. Ai vepron kështu vetëm për të ruajtur ty nga zemërimi i Allahut dhe që të shpie tek kënaqësia e Allahut. Allahu xhela ue ala nuk do të kënaqet me ty për derisa nuk kujdesesh për namazin dhe e falë atë.

Bir i dashur! Nga nderimi i namazit është që ti të ngrihesh me kënaqësi, energjik dhe i gatshëm për ta kryer kur të hynë koha e tij. Mos je i plogësht apo përtac.

Ebul-Kasim el-Asbahani transmeton në ”et-Targhib uet Tarhib” se Ibn Abbasi Allahu e mëshiroftë, ka thënë:

”Është e urryer që një person të ngrihet për namaz duke qenë dembel. Ai duhet të buzëqesh, të ketë shumë dëshirë dhe të jetë shumë i lumtur sepse ai do të ketë një bisedë private me Allahun azze ue xhel. Allahu azze ue xhel është para tij, e fal atë dhe e dëgjon atë nëse ai i lutet Atij. ”
Ai recitoi ajetin:

”Ata edhe kur falen, falen me përtaci.” 4:142

Plogështia, përtacia dhe dembelizmi në lidhje me namazin vërteton se zemra e robit përbëhet nga dobësia, mosfuqia dhe mungesa e dijes në lidhje me vlerën e namazit dhe statusin e tij. Brezat e parë të shoqërisë i kushtuan një rëndësi aq të madhe namazit me xhemat sa që Ibn Mesudi radijAllahu anhu, ka thënë:

”Ne (sahabët e profetit ﷺ) e konsideronin se vetëm hipokritët e njohur nuk e falnin namazin me xhemat. Një person mund të zvarritej mes dy burrave për të qëndruar në saf.”

Pra, nëse njëri prej tyre nuk mund të ecte për shkak të sëmundjes dhe moshës së shtyrë, ata e kapnin atë dhe e ndihmonin atë për në xhami në mënyrë që ai të mund të qëndrojë në saf së bashku me muslimanët dhe të falet. Kjo ishte për shkak se zemrat e tyre vërtetë e kuptuan vlerën dhe pozitën e namazit. Kur pozita e namazit ishte rritur në zemrat e tyre, filluan organet jashtëzakonisht të dobëta që të lëvizin në drejtim të xhamive.

Sabahu, që është fillimi i ditës dhe nisja e saj, është një namaz i veçantë. Ruajtja e tij është shkak që njeriu të ketë sukses dhe lumturi gjatë gjithë ditës, dhe humbja e tij është shkak që tërë dita dhe mirësia e tij të humbet.

Le të meditojë secili në domethënien e asaj që është konfirmuar nga Bukhari dhe Muslimi nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu, i cili ka treguar se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

”Kur ndonjëri prej jush fle, shejtani i lidh tre nyje në qafën e tij. Çdo herë kur ai lidh një nyje, ai thotë: ”Ti ke një natë të gjatë përpara teje; fli. ”Kur ai zgjohet dhe e përmend Allahun, një nyjë i zgjidhet. Kur ai merr abdes, një nyjë tjetër iu zgjidhet. Kur ai falet, nyja e tretë iu zgjidhet dhe si rezultat i kësaj ai gdhihet duke qenë i shkathët dhe i gëzuar. Përndryshe ai gdhihet në depresion dhe dembel.”

I tillë është rasti me personin i cili nuk e fal namazin e sabahut. Ai bie në depresion dhe tërë dita e tij bëhet e plogësht, ndërsa ai që kujdeset për faljen e namazit të sabahut dhe e falë atë së bashku me myslimanët dita e tij është e bekuar dhe e lumtur.

Le të mendojë secili mbi hadithin të cilin e transmeton Bukhari dhe Muslimi nga Abdullah bin Mesudi radijAllahu anhu, i cili tha:

”Ra fjala për një njeri që flinte natën deri sa ai zgjohej në mëngjes (pasi t’i ketë kaluar koha namazit) dhe profeti tha ﷺ:

”Këtij burri i ka urinuar shejtani në veshët apo veshin e tij.”

Dijetarët e kanë bërë të qartë se vërtetë shejtani urinon në veshët e tij. Si do të jetë një njeri nëse ai zgjohet me veshët plotë urinë të pistë të shejtanit? I tillë është rasti me personin që fle aq thellë sa që i iken namazi i sabahut.

Le të mendojë secili mbi hadithin të cilin e transmeton Bukhari nga Samurah ibn Xhundub radijAllahu anhu, një tregim i gjatë, në të cilin profeti ﷺ përmendi një ëndërr që ai kishte dhe tha:

”Ne erdhëm tek një njeri i shtrirë, ndërsa një tjetër qëndronte sipër tij duke bartur një guri. Ai e hodhi gurin mbi kokën e tij në mënyrë që koka iu shtyp. Guri rrokullisej këndej, pastaj ai shkoi pas gurit për ta marrë atë. Dhe ende pa u kthyer ai, koka e personit tjetër ishte bë sikurse ishte më parë. Pastaj ai bëri të njëjtën gjë me të.”

Kah fundi i hadithit ai ﷺ tha:

”Sa për njeriun e parë tek i cili shkova dhe koka e të cilit shtypej me gurë, ky është njeriu që e merr Kuranin dhe e refuzon atë dhe fle në vend se të falë namazin e detyrueshëm.”
Dënimi i tij e godet kokën e tij sepse ai flinte kur ai është dashur të falej. Sepse gjumi ndodhet në kokë.”

Bir i dashur! Paso selefët e drejtë!

Ueki bin el-Xharrah ka thënë: ”Kur el-A’mash kishte arritur afër moshës shtatëdhjetë vjet, ai nuk e kishte humbur ende tekbirin fillestar në xhami. Unë e kam shoqëruar atë gjatë gjitha këtyre viteve dhe nuk e kam parë atë kurrë duke e përsëritur një rekat të humbur.”

Ghassan ka thënë: ”Nipi im Bishr bin Mansur më tregoi: ”Unë nuk kam parë xhaxhain tim duke e humbur tekbirin fillestar në xhami.”

Seid bin el-Musejib ka thënë: ”Unë nuk e kam humbur tekfbirin fillestare në xhami që pesëdhjetë vite. Unë nuk e kam parë qafën e një burri në namaz që pesëdhjetë vite.”

Kjo do të thotë se ai falej në rreshtin e parë.

Muhammed bin Sama’ah ka thënë: ”Dyzet vjet unë nuk e kam humbur tekbirin fillestar me imam përveç ditës kur nëna ime vdiq. Atë ditë kam humbur një namaz me xhemat.”

Ebu Daudi ka thënë: ”Ibrahimi es-Sa’igh ishte një burrë i drejtë, i cili u vra nga Ebu Muslim në Arandas. Nëse ai ishte duke mbajtur çekanin kur thirrej ezani për namaz, ai e lente atë mënjanë.”

Ibrahim et-Tejmi ka thënë: ”Nëse e sheh një person që nuk i kushton rëndësi arritjes së tekbirit fillestar, duhet ta dish se ai nuk ka kurrë farë vlere.”

Bir i dashur! Namazi është drita e besimtarit dhe shkëlqim në zemrat e tyre. Namazi është kontakti mes robit dhe Zotit të tij. Nëse namazi i robit është i përsosur në mënyrë që ai përbëhet nga detyrat dhe rekomandimet e tij së bashku me një zemër të koncentruar që janë korniza e namazit, kështu që ai do të ndiej se ai është tek dhe para Zotit të tij në formën e një robi të përulur dhe të sjellshëm i cili mendon në çdo gjë që ai thotë dhe bën. I përulur ai bën një bisedë intime dhe namaz me Zotin e tij. Atëherë nuk është për t’u habitur se namazi është një nga arsyet më të mëdha prapa gjitha virtyteve dhe mirësisë, dhe pengimi më i madh kundër marrëzirave dhe mëkateve.

Prej frutave madhështore të namazit dhe rezultatet e çmuara është se asgjë nuk sjell faljen e mëkateve dhe shlyerjen e tyre sikurse namazi. Bukhari dhe Muslimi transmetojnë nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se ai e ka dëgjuar të dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë:

”A mendoni se një person do të kishte ndonjë papastërti në veten e tij në qoftë se ai do të kishte pasur një lumë jashtë derës së tij, në të cilin ai pastrohet pesë herë në ditë?” Ata thanë: ”Ai nuk do të kishte ndonjë papastërti.” Ai tha: ”Kështu është rasti i pesë namazeve; Allahu shlyen mëkatet me të.”

E lus Allahun, Bujarin, që të të udhëzoj ty në mënyrë që ti ta vlerësosh namazin, të kujdesesh për të, ta falësh atë si duhet, ta zgjeron gjoksin tënd, ta lehtësoj gjendjen tënde dhe që ta ngritë pozitën tënde në të dy jetët. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Babai yt i cili të do.”

Shpërndaje: