Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Për Kalifatin e Ebu Bekrit kishte shenja nga profeti  

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/300-301)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

114 – Jahja Sulejman na ka treguar: Ibn Uehb më ka treguar: Junus më informoi nga Ibn Shihab nga Ubejdullah bin Abdil-lah, nga Ibn Abbasi i cili tha:

“Kur vuajtjet e sëmundjes së profetit ishin bërë më të forta ai tha: “Unë do të shkruaj një letër për ju pas së cilës ju nuk do të devijoni.” Umeri tha: “Profeti ka mundime të mëdha nga sëmundja. Ne e kemi Librin e Allahut. Ai është i mjaftueshëm për ne.” Ata kishin mosmarrëveshje dhe zëra u ngritën. Pastaj ai tha: “Çohuni dhe më lëni mua. Nuk duhet të ketë grindje në praninë time.”

Ibn Abbasi doli dhe tha: “Ajo që e pengoi të dërguarin e Allahut të shkruaj ishte me të vërtetë një fatkeqësi.”

Dijetarët kanë mendime të ndryshme në lidhje me fjalët e profetit :

“Unë do të shkruaj një letër për ju pas së cilës ju nuk do të devijoni.”

Nëse qëllimi është se ju nuk do të devijoni në fe, ndërsa nuk ka dyshim se Kurani është më i mirë se ajo. Prandaj Umeri tha:

Ne e kemi Librin e Allahut. Ai është i mjaftueshëm për ne.”

Sepse Libri i Allahut është më e mira që është shkruar.

Nëse qëllimi është se ju nuk do të devijoni në lidhje me hilafetin, dhe pasi që i dërguari e pa se ai u sëmur më rëndë, ai donte të shkruante në lidhje me hilafetin, kështu që i përkiste mëshirës së Allahut që Ai e shtyu Umerin të ketë një kundërshtim në mënyrë që Ebu Bekri të mund të zgjidhej nga sahabët me kënaqësi. Megjithatë, i dërguari dha shenja për hilafetin e tij. Ai e la atë si zëvendës të tij gjatë haxhit në vitin e 9. Ka konsensus se Ebu Bekri i udhëheqi njerëzit në haxh në atë vit. Se ai e caktoi atë që ti udhëheq njerëzit gjatë haxhit jep shenjë se ai do të jetë kalifë i njerëzve pas tij .

I dërguari e urdhëroi Ebu Bekrin që ti udhëheq njerëzit në namaz dhe tha:

“Thirreni këtu Ebu Bekrin.”1

Ata u përpoqën që të shtynë Umerin që të udhëheq namazin, por ai nuk ra dakord që dikush tjetër përveç Ebu Bekrit të udhëheq namazin.

I dërguari tha:

“Por Allahu dhe besimtarët refuzojnë dikë tjetër përveç Ebu Bekrit.”2

Kur një grua erdhi tek profeti i tha asaj:

“Kthehu më vonë.” Ajo tha: “E në qoftë se unë nuk të gjej ty?”

Ai u përgjigj: “Nëse nuk më gjen mua shko te Ebu Bekri.” 3

Duket se ajo kishte për qëllim në qoftë se ai nuk do të ishte gjallë atëherë. E gjithë kjo nënkupton se Ebu Bekri do të ishte kalif. Shto edhe zgjedhjen e tij nga sahabët kështu që kalifati i tij qëndron edhe më e qartë.


1 Bukhari (679) dhe Muslimi (418).

2 Muslimi (2387).

3 Bukhari (3659) dhe Muslimi (2386).

Shpërndaje: