“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Përcaktimi kohorë që udhëtari ta shkurtoj namazin

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Fetaua el Irakije Ibnu Tejmije vol. 1, faqe 141

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një pasagjer arrin në destinacionin e vet dhe e di se do të qëndrojë atje 10 net apo më shumë. A është e lejueshme për të që të shkurtojë dhe t’i bashkojë namazet?”

Përgjigje: ”Nga Sunneti është që udhëtari ta shkurtojë namazin në dy rekate përveç akshamit, dhe i bashkon namazet kur është e nevojshme. Nëse udhëtari arrin në destinacionin e tij, është nga Sunneti që të shkurtojë namazin por jo edhe që t’i bashkojë ato nëse nuk ka nevojë për të. Nëse ai nuk e di se sa kohë do të qëndrojë, ai vazhdon t’i shkurtojë namazet ( dhe kjo nuk ka limit kohe), por në qoftë se ai e di se do të qëndrojë pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë ditë, dijetarët kanë dy mendime të ndryshme dhe kjo duket të jetë më e saktë është që ai edhe atëherë e shkurton namazin, dhe Allahu e di më së miri.”

Shpërndaje: