Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i aromave për largimin e xhindëve dhe në rukje

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php…
Përktheu: Besim Gjelaj

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për përdorimin e aromave (miskut, temjanit etj.) për largimin e xhindëve si dhe në rukje?

Përgjigje: Haram është kjo. Nuk lejohet përdorimi i aromave për t’i larguar xhindet. Kjo nuk është transmetuar (në hadithe). Xhindet largohen me kërkimin e mbrojtjes tek Allahu prej tyre (me is’tiadhe). Lexo Kur’an, Kur’ani i largon xhindet. Dhikri, përmendja e Allahut të Plotfuqishëm i largon xhindët.

Kurse, përdorimi i aromave nuk ka bazë dhe është bidat.

Shpërndaje: