Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (43)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi i shitblerjes me produktet kozmetike dhe që gruaja të zbukurohet me to për burrin e saj?
Përgjigje: Tregtia bazohet në atë se a është përdorimi i tyre i lejuar apo i ndaluar. Nëse është e lejuar të përdoren ato, tregtia është e lejuar me to dhe anasjelltas. Unë besoj se, tregtia me këto produktet kozmetike perëndimore të cilat përdoren sot janë të ndaluara, për shkak se ato i takojnë grave kufare dhe janë cilësi e grave mëkatare.
Bazuar në këtë që e thamë dhe bazuar në argumentet që tregojnë se është i ndaluar përngjasimi me kufarët, gjithashtu ndryshimin e krijimtarisë së Allahut (azza ue xhel), nuk e konsideroj që ato të përdorën dhe të bëhet tregti me to.