Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/209)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për përdorimin e pikave dhe kremin për sy?
Përgjigjja: Agjëruesit i lejohet që të përdorë kuhël dhe pika për sy dhe për veshë edhe pse ai ndjen shijen në fyt sepse këto nuk e prishin agjërimin. Ato nuk janë ushqim dhe pije dhe nuk kanë gjykimin e tyre. Argumenti ndalon ushqimin dhe pijen. Ato që nuk kanë gjykimin e ushqimit dhe pijeve nuk konsiderohen ushqim dhe pije. Këtë mendim e zgjodhi shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijeh -rahimehullah- dhe ky është mendimi i saktë.