Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nurun ‘aled-Derb (44 A)
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi që bashkëshortët të pajtohen rreth asaj që gruaja të përdorë pilula ngase ata kanë arritur numrin e dëshiruar të fëmijëve -katër fëmijë-, e jo për shkak se gruaja është e sëmurë? Gjithashtu, cili është gjykimi që ajo të përdorë pilula pa pëlqimin e burrit?
Përgjigje: Është e ndaluar për gruan që të përdorë pilula pa pëlqimin e burrit të saj. Burri ka të drejtë të ketë fëmijë. Shumë njerëz martohen vetëm që të kenë fëmijë!
Lidhur me pilulat, është e lejueshme për të që t’i përdorë ato kur është e nevojshme. Shembull i nevojave është që gruaja të bezdiset nga shtatzënitë e shpeshta ndërsa ajo mbetet shtatzënë lehtë. Në këtë rast, ajo mund t’i përdorë ato në qoftë se burri i saj është dakord.
Në qoftë se nuk ka ndonjë nevojë, atëherë ajo nuk duhet t’i përdorë ato, sepse kjo bie në kundërshtim me motivet e sheriatit i cili mbështet pasjen shumë fëmijë. Është e rekomanduar për të pasur shumë fëmijë në mënyrë që umeti të shtohet sa më shumë. Kjo është një nga dhuratat e Allahut ndaj bijve të Izraelit që Allahu ia kujtoi atyre në ajetin:
ثُمَّ رَدَدْنَا لَكُمُ الْكَرَّةَ عَلَيْهِمْ وَأَمْدَدْنَاكُم بِأَمْوَالٍ وَبَنِينَ وَجَعَلْنَاكُمْ أَكْثَرَ نَفِيرًا
“Pastaj jua kthyem juve sërish fitoren kundër tyre, ju ndihmuam me pasuri e fëmijë dhe ua shtuam numrin e ushtarëve.” 17:6
Dhe thotë Allahu (te ala):
وَاذْكُرُواْ إِذْ كُنتُمْ قَلِيلاً فَكَثَّرَكُمْ
“Kujtoni atëherë kur ishit të paktë në numër e Ai ju shtoi.” 7:86
Gjithashtu, profeti ﷺ do të konkurrojë me profetët e tjerë në lidhje me umetin e vet.
Prindërit bëjnë gabim kur ata bëjnë marrëveshje për të pasur një numër të caktuar të fëmijëve. Këta katër fëmijë ose ndonjë prej tyre mund që të vdesin! Kush tha se duhet bërë vetëm katër fëmijë? Aq më shumë fëmijë aq më mirë dhe më shumë fuqi e të ardhme për prindin. Ata nuk duhet të veprojnë në këtë mënyrë!