Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/204-205)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për përdorimin e pilulave që futet në zorrën e trashë gjatë Ramazanit nëse agjëruesi është i sëmurë?
Përgjigje: Është e padëmshme që agjëruesi i sëmurë të mjekohet me pilula që futen në zorrën e trashë. Pilulat nuk janë as ushqim, as pije dhe nuk e kanë gjykimin e ushqimit dhe pijes. Sheriati na ndalon ushqimin dhe pijen. Ajo që korrespondon me ushqim dhe pije konsiderohet ushqim dhe pije dhe jo ndryshe, dhe Allahu e di më mirë.