“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i shprehjeve: ‘natyrshme’ dhe ‘rastësi’

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (vdiq. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (708)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A lejohet të them se gjërat janë të natyrshme, si p.sh.: zonë natyrore apo lëng frutash natyral?”

Përgjigje: “Përgjithësisht, nuk mendoj se ka problem në këtë gjë. Por duhet pasur kujdes, ngase nuk duhet të përdoret kjo shprehje në çfarëdo rasti.

Në qoftë se ju flisni në këtë mënyrë në një ambient islam që beson se çdo gjë është krijuar nga Allahu, s’ka të keqe në këtë. Por në qoftë se ju flisni në këtë mënyrë në mesin e njerëzve të cilët mund ta keqkuptojnë këtë gjë, kjo nuk konsiderohet e lejueshme.

I njëjti gjykim vlen edhe për ta përdorur shprehjen “rastësi”; p.sh. thua:

“Unë takova personin rastësisht.”

Pra, e njëjta përgjigje vlen për këtë çështje. Ky koncept përdoret nga ateistët. Ata thonë se krijimi, dhe i gjithë ky sistem kaq preciz erdhi nga rastësia. Kufri më i madh është që të thuhet se krijimi i erdhi nga rastësia.”

Shpërndaje: