Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i sixhadesë së veçantë për t’u falur

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/3346.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është bidat përdorimi i një sixhadeje të posaçme për namaz, pa ndonjë arsye?”

Përgjigje: “Jo, kjo nuk është prej bidateve. Ta marrësh një sixhade të posaçme për t’u falur, nuk është bidat. Përkundrazi, kjo i përket gjërave të lejueshme. Namazliu falet aty ku i ka mundësitë, në dhe, mbi tepih, mbi sixhade, etj. Profeti salallahu alejhi ue selem falej ashtu siç  i jepej mundësia, mbi dhe apo mbi ndonjë pëlhurë, e nuk falej gjithnjë në dhe apo në ndonjë tepih. Pra falej ashtu siç i jepej mundësia. Prandaj, nuk ka të keqe nëse njeriu falet mbi sixhade, mbi tepih apo mbi dhe.”

Shpërndaje: