Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përdorimi i veglave muzikore gjatë umres apo haxhit

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
el-Fataua el-Mekijjah fq. 4
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të marr me vete në haxh instrumente muzikore të cilat janë të ndaluara?

Përgjigje: Marrja e instrumenteve të ndaluara për t’i përdorë ato është pa dyshim një mëkat. Të vazhduarit në veprimin e një mëkati bën që ai mëkat të konsiderohet prej mëkateve të mëdha. Nëse i përdorë ato pasi të ketë veshur ihramin për të bërë umren apo haxhin, atëherë ky është një mëkat edhe më i madh sepse Allahu ka thënë:

”Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Dhe parapërgatituni për udhëtim, e vërtetë përgatitja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur! el-Bekarah, 2:197

Çdo musliman duhet t’i shmanget asaj që Allahu e ka ndaluar pavarësisht se a është gjatë udhëtimit për në haxh apo duke u kthyer prej haxhi apo kur është duke u përgatitur për ta filluar atë.

Shpërndaje: