Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Fetaua Islamijeh 1/108.
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është përfundimi i atyre që jetuan pas periudhës së Isait (salAllahu alejhi ue selem), dhe para fillimit të profecisë së Muhamedit (salAllahu alejhi ue selem) dhe a konsiderohen se ata janë Ehlul-Fitrah (në natyrshmërinë e tyre)?
Përgjigje: “Mendimi më i saktë është se Ehlul-Fitrah ndahen në dy kategori: Kategoria e parë është ajo për të cilën kemi dëshmi se atij i ka ardhur argumenti dhe ai e ka pranuar të vërtetën, por ka vazhduar ta ndjekë rrugën e paraardhësve të tij. Në këtë rast, nuk ka falje për të dhe ai është prej banorëve të zjarrit.
Ndërsa atij të cilit nuk i ka ardhur argumenti, çështja e tij është tek Allahu (subhanehu ue te’ala) dhe Ai vendosë atë që duhet, ndërsa ne nuk e dimë përfundimin e atij personi. Kjo është për shkak se ne nuk e dimë ligjin e Sheriatit për këtë çështje. Por në rastin e ndonjërit për të cilin është konfirmuar se ai do të jetë në Xhehenem bazuar mbi dëshmitë autentike (siç u përmend më lartë), atëherë themi se ai është në zjarr.”