Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përgënjeshtrimi i tregimit mbi “studenti xhin” dhe Shejkh Bin Bazin (Allahu e mëshiroftë!)

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-‘Abad el-Bedr 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=139959
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Është pyetur Shejh el-Alameh ‘Abdul-Muhsin bin Hamed el-‘Abad el-Bedr (Allahu e ruajttë!) më datën 18 dhul-hixheh 1434 H, pas mexhlisit të namazit të jacisë, në lidhje me tregimin i cili është përhapur shumë –tregimin e “studentit xhin”, sidomos në mjetet elektronike, tregimin të cilin e ka transmetuar Shejkh Se’id bin Uehb el-Kahtani (Allahu e ruajttë!), e që e transmeton nga shoferi personal i Shejh Ibn Bazit i quajtur Ebu Jusuf; dhe në lidhje me këtë, Shejkh ‘Abadi u përgjigj: “Ky tregim nuk është i vërtetë, dhe nuk mund të jetë i tillë. Në këtë tregim ka paqartësi të çuditshme. Si ka mundësi që këtë tregim të mos e dijë askush tjetër përveçse shoferit të tij Ebu Jusuf?! Unë mendoj se, Shejkh Se’id bin Uehb është ngutur paksa.

Unë personalisht, i kam telefonuar këtij shoferi të quajtur Ebu Jusuf emri i të cilit është Ahmed bin ‘Abdul-Khalik el-Gamidij, ndërsa ai më tha që të kontaktoj me Shejkh Merzuk bin Hejjas ez-Zehranij. Pasi unë i telefonova edhe Shejkh Merzukut, ai e mohoi këtë në tërësi, duke thënë se, si ka mundësi të jetë i vërtetë ky tregim, kur as ‘Umer Felateh (një nga dijetarët e shquar të asaj kohe (v.p.)), as Hama el-Ensarij dhe as ju Abdul-Muhsin nuk keni njohuri mbi këtë tregim! Prandaj, them (Shejkh Abadi) se, ky tregim nuk është i vërtetë. Gjithashtu, them se, përgjegjësi i kontrollimit të provimeve të studentëve Shejkh Ibrahim el-Husajjin (Allahu e mëshiroftë!) gjithashtu nuk e njihte atë dhe asnjëherë nuk na kishte përmendur as neve! Gjithashtu, si ka mundësi që, Shejkh Ibn Bazi t’i jap atij diplomë kur ai nuk është prej njerëzve. Shtuar kësaj, si ka mundësi që kur xhini të marr formën njerëzore, të zgjatet në atë masë, kur ata veçse kanë formë njerëzore?! 

Prandaj, them se, Shejkh Se’id (Allahu e faltë!) është ngutur paksa në lidhje me përhapjen e këtij tregimi. Unë do t’i telefonoj atij insha-Allah, dhe do ta këshilloj që të shkruaj ndonjë shkrim që ta përgënjeshtroj tregimin në fjalë.

Në realitet, ky tregim ma kujton tregimin tjetër të përhapur më herët, tregimin e rrëzimit të imamit nga hutbeja! Atë tregim nuk e transmetoi askush prej njerëzve, përveç njërit! Kjo është shumë për tu çuditur. Nuk ka fije dyshimi se, “të kërkuarit” është motra e së vërtetës. Një proverb thotë: “Thuaje lajmin (tregimin)! Ai përgjigjet: posa ta them, veçse lajmi do merr krahët (do përhapet)!”

______________________________________

[1]Në tregim thuhet se, ky xhin, gjatë qëndrimit në dhomë në konvikt me shokët të dhomës, që nuk ishin në dijeni për atë se nuk ishte njeri, kishte zgjatur dorën që ta mbyll derën e dhomës. Ajo zgjatje duhet të jetë e gjatë jo më pak se 4 metra. (v.p.)

Shpërndaje: