Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika-ul-Bab el-Maftuh (835)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është gjykimi për të uruar Vitin e ri mysliman dhe se si duhet të përgjigjemi nëse na uron dikush neve?”
Përgjigje: ”Nëse dikush ju uron, përgjigju atij. Por ti nuk duhet të fillosh i pari. Kjo është e sakta në këtë çështje. Nëse dikush ju uron përgjigju duke thënë: ”Allahu të begatoftë dhe të dhëntë një vit me mirësi dhe bekim.” Por ju nuk duhet të filloni me urime, sepse unë nuk di që Selefët të kenë bërë një gjë të tillë. Dijeni se muaji Muharrem u bë muaji i parë në vitin Islam për herën e parë gjatë kohës së Umer bin el-Hatabit (radija Allahu anhu).”