Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Përgëzimi për arritjen e Ramazanit

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: https://binbaz.org.sa/fatwas/4784/%D8%AD%D9%83%D9%85-%D8%A7%D9%84%D8%AA%D9%87%D9%86%D9%89%D8%A9-%D8%A8%D9%82%D8%AF%D9%88%D9%85-%D8%B1%D9%85%D8%B6%D8%A7%D9%86
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për përhapjen e ardhjes së Ramazanit duke e përgëzuar familjen dhe miqtë?

Përgjigje: Ramazani është një muaj madhështor dhe i bekuar që i gëzon muslimanët. Profeti ﷺ dhe sahabët e tij gëzoheshin për ardhjen e tij. Profeti ﷺ e kishte zakon ti’a përhapë lajmin e mirë sahabëve për ardhjen e Ramazanit.

Nëse muslimanët gëzohen për të dhe përgëzojnë njëri-tjetrin s’ka të keqe në këtë sepse selefët vepronin në këtë mënyrë. Ky është një muaj madhështor dhe i bekuar i cili i gëzon muslimanët sepse mëkatet u fshihen gjatë këtij muaji dhe besimtarët garojnë në punë të mira.

Shpërndaje: